Showbiz

Thuhet se udhëtimi i Katy-t në hapësirë është një ndër arsyet e krizës në lidhjen me Orlando-n

Thuhet se udhëtimi i Katy-t në hapësirë është
Getty Images

Thuhet se Orlando Bloom e ka cilësuar udhëtimin në hapësirë të Katy Perry-t si “të turpshëm” dhe “të sikletshëm”, gjatë një zënke serioze mes tyre. Sipas një burimi anonim për Daily Mail, aktori 48-vjeçar u shpreh se “e gjithë gjëja i dukej shumë qesharake”.
 
Personi anonim shtoi se komenti i tij e lëndoi shumë Katy-n.

“Kjo e lëndoi shumë. Sigurisht që u ndje keq. Imagjino të shkosh në hapësirë, e përsëris, në hapësirë dhe partneri yt të mos habitet fare”.

Burimi vijon se Katy kishte shpresuar se do të gjente më shumë mbështetje tek Orlando.

Thuhet se udhëtimi i Katy-t në hapësirë është

Ajo u shpreh në “The Morning Mash Up” në “Sirius XM” në mars se Orlando Bloom ishte “i përfshirë totalisht” në udhëtimin e saj historik në hapësirë. Madje, ai ishte fotografuar duke e mbështetur para dhe pas nisjes. Megjithatë, për shkak të komenteve të raportuara të tij, Katy e ka “të vështirë të pranojë mungesën e mbështetjes”.
 
Gjithashtu, ajo nuk e përtyp dot faktin se i fejuari do të shkojë vetëm në dasmën e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos në Itali. Dasma do të zhvillohet gjatë këtij muaji, ndërkohë që Katy është në turne.

“Ata janë tashmë në një krizë në marrëdhënien e tyre dhe dasma e famshme është një tjetër arsye për t’u zënë”, shtoi personi anonim, duke theksuar se në fakt, Jeff dhe Laura janë më shumë miq me Katy-n se sa me Orlando-n, por sërish aktori këmbëngul që të marrë pjesë i vetëm në këtë event të rëndësishëm.

Thuhet se udhëtimi i Katy-t në hapësirë është

Çifti janë bashkë që nga viti 2016. Ata patën një ndarje të shkurtër në 2017 dhe më pas, u rilidhën dhe u fejuan në 2019-ën. Dyshja, ka edhe një vajzë 4 vjeç, të quajtur Daisy.

 

REELS

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.