Showbiz

Turjani për Orindën: 'Mund ta zgjidhte jetën më të lehtë, më zgjodhi mua'

Turjani për Orindën: 'Mund ta zgjidhte jetën më të
Foto: Turjan Hysko, Orinda Huta/ Andale Media/ Instagram

Që ata të dy i bëjnë herë pas here dedikime shumë të bukura njëri-tjetrit, e dimë të gjithë, por këtë herë, i ftuar në "The Dalina Show", Turjani tha disa nga fjalët më të ndjera e të sinqerta për Orindën, të cilat nisën kështu:

“Orinda di të më shfazojë mua. Po t’i dojë qejfi Orindës, më shfazon, ma heq qarkun dhe mua s’ma heq qarkun njeri. Dhe Orinda në paralel, është qetësia ime. Ajo është një grua e cila ka një fuqi shëruese.”

Dhe vazhduan kështu:

“Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë një gocë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mundej ta zgjidhte jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha, po e banalizoj tani, kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Më zgjodhi dhe ra në dashuri me mua. Nuk u shkëput kurrë.”

Më tej, Turjani nuk ndjeu aspak siklet ta pranojë admirimin që ka për forcën dhe rolin e rëndësishëm të Orindës në familje:

“Sa herë që pyes Orindën për një vendim, unë nuk kam ndjerë një herë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç. Gjithmonë, në çdo moment stresi timin më ka thënë ‘Turjan, ti një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do e kthesh në një shtëpi të madhe’. Është një shtyllë për mua, nuk dua të bëhem shumë poetik, por është një shtyllë shumë e rëndësishme. Është tamam fraza ‘familje’. Ajo është kisha ime.”

Dhe në fund, artikuloi një të vërtetë (jemi pak të njëanshme) botërore që duhet të marrë më shumë merita:

"Ajo nuk ka nevojë për mua, unë jam plus për atë. Mbase dhe unë s'kam nevojë, por mendoj që kam nevojë për të. Femra është krijesë fantastike. Gruaja është krijesë tmerrësisht e bukur, nuk ka krijesë më të bukur se gruaja. Dhe rrjedhimisht, kjo bën që të ketë dhe anë të errëta: proceson ngadalë, drama i shkon, kur hakmerret, hakmerret bukur."

 Intervista e plotë:

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Turjani about Orinda: 'He could have chosen an easier life, he chose me'

Turjani për Orindën: 'Mund ta zgjidhte jetën më të
Photo: Turjan Hysko, Orinda Huta/ Andale Media/ Instagram

We all know that the two of them occasionally make very beautiful dedications to each other, but this time, invited to "The Dalina Show" , Turjani said some of the most heartfelt and sincere words about Orinda, which began like this:

"Orinda knows how to make me laugh. If Orinda wants to, she can make me laugh, she can take away my circle, and no one can take away my circle. And Orinda, in parallel, is my peace. She is a woman who has a healing power."

And they continued like this:

"I'm not a beauty, but Orinda was a very beautiful, very successful girl. She could have made life a lot easier. Orinda chose me when I had it, I'm trivializing it now, when I had a salary of 800 thousand lek. She chose me and fell in love with me. She never broke up with me."

Further, Turjani felt no embarrassment in admitting his admiration for Orinda's strength and important role in the family:

"Every time I ask Orinda about a decision, I have never once felt the frustration that this woman is belittling me or creating a dilemma for me. Always, at every moment of my stress, she has told me 'Turjan, you build a hut from scratch, you will still turn it into a big house'. She is a pillar for me, I don't want to get too poetic, but she is a very important pillar. It is exactly the phrase 'family'. She is my church."

And finally, he articulated a (we're a bit biased) world truth that should get more credit:

"She doesn't need me, I'm a plus for her. Maybe I don't need it either, but I think I need her. A woman is a fantastic creature. A woman is a terribly beautiful creature, there is no creature more beautiful than a woman. And consequently, this also makes her have dark sides: she processes slowly, drama goes her way, when she takes revenge, she takes revenge beautifully."

 Full interview: