
Aktorja Vanessa Hudgens njoftoi përmes një postimi në Instagram se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker.
"Raundi i dytë!!!!" shkroi ajo në postim, krahas disa fotove me të shoqin, ku tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
View this post on Instagram
Në fotot e realizuara nga fotografi Jorden Alexander DeGaetano, Vanessa dhe Cole pozojnë bashkë të buzëqeshur dhe duken entuziastë për bebin nr.2.
Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker mirëpritën fëmijën e tyre të parë në korrik 2024. Asokohe, çifti u fotografua duke dalë nga një spital në Santa Monica, Kaliforni, me foshnjën e porsalindur. Vanesa, 35 vjeç, u fotografua ulur në një karrige me rrota, duke mbajtur në krahë të voglin e saj, ndërsa Cole ishte pas me çantat dhe sendet e tyre.
Ditën tjetër, ylli i “High School Musical” konfirmoi lindjen e foshnjës përmes Instagram Stories, duke siguruar ndjekësit se “mami, babi dhe bebi janë të shëndetshëm dhe të lumtur.”
Aktorja dhe sportisti u lidhën për herë të parë në nëntor të vitit 2020. Në prill të vitit pasardhës, Vanessa zbuloi se ishin njohur në një grup meditimi në Zoom. Çifti më pas e bëri lidhjen e tyre publike në Instagram Ditën e Shën Valentinit.
Tre vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni intime në Tulum, Meksikë.