Showbiz

Vesa Luma flet për herë të parë për 'krizën' me Big Bastën: "Ka diçka të vërtetë"

Vesa Luma flet për herë të parë për
Foto: Vesa Luma, Dalina Buzi në "The Dalina Show"/ Andale.al

Në episodin e radhës të “The Dalina Show”, e ftuara e radhës ishte Vesa Luma dhe këtë herë, për herë të parë, ajo vendosi të flasë hapur për zërat që qarkulluan disa muaj më parë mbi një krizë në martesën e saj me Big Bastën. Ajo konfirmoi se kishte diçka të vërtetë në ato lajme dhe tregoi për sfidat personale që, në një mënyrë ose tjetër, reflektohen në çdo marrëdhënie.

“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re. Duke u lidhur shumë me nënën dhe me motrat dhe duke pasur frikë që një familje vjen që në një moment gjithçka mund të shpërbehet, kjo më ka dhënë forcën që mos të them fjalën e fundit të parën. Edhe unë edhe Geri [Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.”

Një prej pikave që ndikoi në këto tensione ishte edhe pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n "Ferma VIP", një hap që Vesa fillimisht e pa me shqetësim.

“Në rastin e Fermës ka diçka të vërtetë sepse unë realisht nuk kam menduar në ndonjë moment që Geri të jetë në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij shumë të qetë. Dhe formate të tilla nuk kanë qenë asnjëherë për natyra të tilla, sipas meje. Unë kisha frikë nga mënyra se si do ta perceptonin njerëzit ose thosha 'ja ndenje 5-6 javë dhe dole? Ç'kuptim kishte?' Kisha dhe frikë se ai mos përballej me një dëshpërim tjetër që mund të sillte ndonjë vendim të nxituar.”

Pavarësisht dyshimeve fillestare, mbështetja e saj për bashkëshortin nuk mungoi:

“Sado që kemi profesione të njëjta, asnjëherë s’kemi marrë vendime njëri për tjetrin, vetëm mbështesim njëri-tjetrin dhe në momentin që thashë 'po të mbështes', thashë 'do të të mbështes 100%', kur u pajtova.”

Lidhur me thashethemet që pasuan, ajo tregon se mungesa e një reagimi publik ishte zgjedhje e ndërgjegjshme:

“Dhe unë besoj që mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë te dikush, kjo ka qenë arsyeja pse unë realisht e kam pasur të vështirë të pranoj të hynte Geri brenda në reality show. Kjo ka qenë mbase arsyeja, ndoshta njerëzit, fjala-fjalën dhe ka ardhur aty ku ka ardhur. Pastaj, i kanë edhe çikë qejf njerëzit këto gjëra, në momentin që del një lajm 'u nda Vesa me bashkëshortin', fillojnë dhe vazhdojnë radhazi ato dhe nuk ndalojnë më dhe çfarëdo që ti thua më pas, thjesht është e kotë.”

Në vend që të reagonte, Vesa zgjodhi të linte Gerin të fliste me vlerat e tij:

“Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.

Dhe unë kisha shumë dëshirë që publiku ta kuptonte vërtet se çfarë personi, artisti dhe njeriu është Geri dhe prandaj nuk kam reaguar sepse doja njerëzit të shihnin atë. Kjo pastaj u keqkuptua.

Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë.”

Intervista e plotë me Vesa Lumën:

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Vesa Luma speaks for the first time about the 'crisis' with Big Basta: "There is something real"

Vesa Luma flet për herë të parë për
Photo: Vesa Luma, Dalina Buzi at "The Dalina Show"/ Andale.al

In the next episode of "The Dalina Show" , the next guest was Vesa Luma and this time, for the first time, she decided to speak openly about the rumors that circulated a few months ago about a crisis in her marriage with Big Basta. She confirmed that there was some truth to that news and spoke about the personal challenges that, in one way or another, are reflected in every relationship.

"I had a very difficult childhood, from the absence of the main figure that is the father, the war, I had to go to work immediately because I had to help my mother who was very young. Being very attached to my mother and sisters and being afraid that a family comes that at some point everything can fall apart, this has given me the strength not to say the last word first. Both Geri [Big Basta] and I have moments when we are not well, we have our clashes, but the last word has never been said."

One of the points that contributed to these tensions was Big Basta's participation in the reality show "Ferma VIP", a step that Vesa initially viewed with concern.

"In the case of Ferma, there is something true because I really never thought at any moment that Geri would be in such an environment, knowing his very calm nature. And such formats have never been for such natures, in my opinion. I was afraid of the way people would perceive it or I would say 'you stayed for 5-6 weeks and then you left? What was the point?' I was also afraid that he would face another despair that could lead to a hasty decision."

Despite initial doubts, her support for her husband was unwavering:

"Even though we have similar professions, we have never made decisions for each other, we just support each other, and the moment I said 'I support you', I said 'I will support you 100%', when I agreed."

Regarding the rumors that followed, she indicates that the lack of a public reaction was a conscious choice:

"And I believe that I may have escaped a word from someone, this was the reason why I really had a hard time accepting Geri's entry into the reality show . This was perhaps the reason, perhaps people, word by word and it came to where it came. Then, people also like these things a little bit, the moment a news item comes out 'Vesa broke up with her husband', they start and continue in a row and don't stop and whatever you say after that, it's simply useless."

Instead of reacting, Vesa chose to let Geri speak with his values:

"People often ask me why I didn't react then. Geri and I have always been together. And it was a very good moment for Geri to show all the values he had and if I had reacted at that moment, people would still be dealing with Vesa and Big Basta."

And I really wanted the public to really understand what kind of person, artist and human being Gary is, and that's why I didn't react because I wanted people to see that. That was then misunderstood.

"I can say with complete conviction, we have had disagreements, but we have never broken up. I am very lucky to have Geri in my life because he is a great support. We cherish family life, we don't play with that thing."

Full interview with Vesa Lumë: