
Në këtë ditë, më 4 korrik të vitit 1999, David dhe Victoria Beckham kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë madhështore. Ata nisën një jetë së bashku që edhe sot, 26 vjet më vonë, duket se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj.
Për të shënuar këtë përvjetor të veçantë, David Beckham ndau në Instagram një karusel fotosh, që nga dita e dasmës së tyre e deri tek momentet më të bukura familjare ndër vite. Në imazhe i shohim të përqafuar, të buzëqeshur gjatë daljeve të tyre publike, si dhe të rrethuar me dashuri nga katër fëmijët e tyre. Një nga fotot është shkrepur në dasmën e djalit të tyre të madh, Brooklyn, me të cilin nuk i kanë raportet dhe aq të mira kohët e fundit.
Në përshkrimin e postimit, David shkruan:
"26 vjet më parë sot, më the ‘Po’. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe jetën që ndërtuam bashkë. Të dua, Victoria."
View this post on Instagram
Siç bën zakonisht në postimet e tij familjare, edhe këtë herë ai përmendi gruan dhe katër fëmijët me dashuri dhe krenari. Komentet dhe pëlqimet nuk munguan, përfshirë edhe një reagim nga Brooklyn Beckham, gjë që i dha shpresë fansave se marrëdhëniet familjare mund të jenë në rrugën e përmirësimit.
Zërat për një ftohje mes babait dhe të birit u përhapën pas mungesës së Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në ditëlindjen e David, por deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka bërë një koment publik në lidhje me këtë.
Ndërkohë, Victoria Beckham e përkujtoi përvjetorin në mënyrën e saj.
Ajo nuk postoi një mesazh personal, por zgjodhi të ndajë një video nga marka e saj Victoria Beckham Beauty. Në të shfaqen kujtime nga pushimet verore të çiftit në Portofino dhe parfumi i saj me aromë agrumesh, një homazh për romancën e hershme me David-in.
Mbishkrimi i videos:
"Duke festuar 26 vjet të David-it, Victoria-s dhe vendin ku nisi gjithçka. Hotel Portofino '97 është një sensacion, nuk do ta gjeni në ndonjë hartë, por do ta ndjeni kur të jeni atje."
View this post on Instagram
Një mënyrë mjaft elegante për të rikujtuar fillimet e dashurisë së tyre, të përjetësuar tani edhe në formën e një arome.