
Ka ca ditë kur zgjohemi me një lloj pasigurie të çuditshme, sidomos tani në fillim të vitit dhe fillojmë të pyesim veten: "Mos jam unë? Ku po gaboj që gjërat s'ecin?”
E vërteta? Në shumicën e rasteve nuk je ti fajtor/e, është rutina jote që ka duhet ndryshuar dhe i/e vetmi/ja që mund ta bëjë, je ti! Nëse ke disa prej këtyre shenjave që do të listojmë më poshtë, përfundimisht s'je ti problemi, por ndrysho përditshmërinë!

1. Nuk gëzohesh më për gjërat e vogla
Kafeja e mëngjesit me Iqos-in tënd të preferuar s'po të emocionon më, seriali nuk të bën më të qeshësh, fundjava duket si detyrë. Truri yt është lodhur nga copy-paste çdo ditë dhe ka nevojë për ndryshim rutine! Zgjidh një rrugë tjetër teksa shkon për punë, ose vendos një rregull të ri: Deri në orën 10:00 të mëngjesit nuk do hapësh asnjë rrjet social, por do reflektosh!

2. Jeni të fikur, të lodhur
Lodhja ikën me gjumë. Fikja të ndjek kudo. Kjo është shenjë që nuk po stimulohesh emocionalisht. Hap një derë të vogël të re çdo ditë: një film i ri, një podkast, një serial, një libër ose një ecje e gjatë në natyrë. Frymëzimi ndonjëherë vjen nga gjërat shumë afër nesh.

3. Je në vendnumëro edhe pse po lëviz
Në një pikë të jetës, të gjithë e kemi provuar ndjesinë që të jep rutina pa rritje. Nëse s’po ndodh asnjë ndryshim në ambiciet, aftësitë, shprehitë e tua, atëherë nuk je ti që s’po bën sa duhet, është rutina që të ka bllokuar. Bëje atë kursin 2-javor, ndrysho ambient ose diçka në ambjentin tënd. ëvendëso zakonet e vjetra me diçka që ndjehet më ti.

4. Jeni gjithmonë të irrituar për gjëra të vogla
Nëse nervozohemi për gjërat më të parëndësishme, nuk është “kjo jam unë”. Është trupi dhe mendja që bërtasin për ndryshim. Kur rutina nuk na shërben më, gjithçka na duket stresuese dhe na acaron. Merr frymë thellë, merr një kafe, përdor IQOS-in tënd nëse je përdorues, dhe mendo ç'mund të përmirësosh.

5. Nuk pranon kritikë dhe e merr çdo koment si sulm personal
Ky është red flag ndaj rutinës, jo karakterit tënd. Kur njeriu është i stërlodhur nga monotonia, edhe sugjerimet tingëllojnë si gjykim, edhe pyetjet duken sulm edhe bashkëpunimet e shqetësojnë në të vërtetë, është thjesht mendja që ju thotë: “Nuk kam më hapësirë të përpunoj gjëra të reja, jam ngopur me të njëjtat ditë.” Zgjidhja nuk është të mbyllesh më shumë, por të rigjallërosh sistemin tënd me ndryshime të vogla, por sistematike.
- Artikull promocional