School & Career

6 alarme që të tregojnë që ditën e parë se puna e re është katastrofë!

6 alarme që të tregojnë që ditën e parë se puna e
Foto: ETHRWorld EMEA

Të gjithë kemi pasur atë entuziazmin (dhe stresin) e ditës së parë në një punë të re - veshur më bukur se zakonisht, me një buzëqeshje pak të sforcuar dhe një përpjekje për t’u dukur "profesional". Por ndonjëherë, që në orët e para, ndodh të të kapë një ndjesi e çuditshme që të thotë: “Ku dreqin kam rënë?” Ja 6 shenja që s’lënë vend për dyshime.

1. Hyn në zyrë dhe asnjë s'të përshëndet. Zero. Hiç.

Nëse je i/e ri dhe të gjithë sillen sikur je muri i pestë i dhomës, ka diçka që s’po shkon. Në ambiente të shëndetshme, njerëzit përpiqen të të bëjnë të ndihesh pjesë e komunitetit, qoftë edhe me një "mirë se erdhe" të vakët. Por nëse s’të flasin fare dhe nuk të përfshijnë në asgjë? Kujdes!

2. Dikush bërtet që në mëngjes.

Nëse shefi (ose kolegët) i zgjidhin problemet me të bërtitura, sharje apo sjellje të pakëndshme, është një shenjë që në atë ambient nuk njihet fjala “etikë”. Po, stresi në punë ndodh, por kur ke ndjesinë se "agresioni verbal" është diçka e zakonshme në punën e re, kjo nuk është shenjë e mirë.

4. CV-të duken sikur kanë qenë me afat skadence 3-mujore

Nëse të thonë si pa të keq që askush nuk ka qëndruar më shumë se disa muaj aty, pyetja është: Pse? Dhe në shumicën e rasteve, përgjigjja ka lidhje me ambientin toksik. Sepse njerëzit nuk largohen gjithmonë për më mirë - ndonjëherë largohen thjesht për të shpëtuar.

5. Krenohen që kanë një ambient pune aspak toksik...

Kur një kompani të thekson me ngulm se “jemi shumë profesionalë” apo “kemi respekt për të gjithë”, shpesh fshihet ndonjë realitet i errët pas këtyre deklaratave. Sepse si rregull, vlerat bazë nuk duhen promovuar si arritje. Janë minimumi i minimumit.

6. Roli yt duket si një mister i pazgjidhur

Nëse që në ditën e parë të duket sikur s’kupton ç’po ndodh, askush s’të shpjegon përgjegjësitë dhe ndihesh sikur je futur në një “escape room” pa udhëzime, është një shenjë që ambienti nuk është i organizuar dhe s’ka as respekt për strukturën apo stafin e ri.

Nëse që ditën e parë ndihesh më shumë si në një fushë beteje sesa në një vend pune, mos e injoro instinktin. Sepse zakonisht ka të drejtë.

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

6 alarms that tell you from the first day that your new job is a disaster!

6 alarme që të tregojnë që ditën e parë se puna e
Photo: ETHRWorld EMEA

We've all had that first day (and stress) of a new job - dressed better than usual, with a slightly forced smile and an effort to appear "professional". But sometimes, in the first few hours, you get a strange feeling that says: "Where the hell have I gotten myself into?" Here are 6 signs that leave no room for doubt.

1. You walk into the office and no one greets you. Zero. Nothing.

If you're new and everyone acts like you're the fifth wall in the room, something's wrong. In healthy environments, people try to make you feel part of the community, even with a lukewarm "welcome." But what if they don't talk to you at all and don't include you in anything? Watch out!

2. Someone is shouting since morning.

If your boss (or colleagues) solve problems with yelling, swearing, or rude behavior, it's a sign that the word "ethics" is not recognized in that environment. Yes, stress at work happens, but when you have the feeling that "verbal aggression" is something common in your new job, this is not a good sign.

4. CVs look like they were 3 months out of date

If you're told that no one has stayed there for more than a few months, the question is: Why? And in most cases, the answer has to do with the toxic environment. Because people don't always leave for the better - sometimes they leave simply to escape.

5. They pride themselves on having a non-toxic work environment...

When a company insists that "we are very professional" or "we respect everyone," there is often a dark reality hidden behind these statements. Because as a rule, core values ​​should not be promoted as achievements. They are the bare minimum.

6. Your role seems like an unsolved mystery.

If on the first day you feel like you don't understand what's going on, no one explains your responsibilities, and you feel like you've entered an "escape room" without instructions, it's a sign that the environment is not organized and there is no respect for the structure or the new staff.

If your first day feels more like a battlefield than a workplace, don't ignore your instincts. Because they're usually right.