
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, janë apo s’janë? Kjo është dilema e kohëve të fundit në showbiz-in shqiptar që Alketa Vejsiu në podcast-in e saj “Inspire” dontë të zgjidhte.
Me pyetje të drejtpërdrejta dhe njëra pas tjetrës, ajo u përpoq të merrte një konfirmim nga Ledri, i cili dukej disi i zënë ngushtë, por sërish, siç zakonisht personazhet e njohur bëjnë në të tilla raste, tha shumë gjëra për të mos thënë asgjë.
Pyetja e parë: Ka muaj që përflitesh për lidhjen tënde me Xhensila Myrtezajn. Zien rrjeti, videot tuaja bëjnë xhiron e TikTok-ut dhe Instagramit me miliona klikime. Njerëzit ju kanë komentuar dhe ju quajnë një çift shumë të bukur, interesant, seksi. Deri ku shkon marrëdhënia juaj?
"Ne jemi në një ekip dhe na bie shumë si në studio, si në koncerte të jemi bashkë, ndaj kjo po bën që të përflitemi edhe më shumë. Jemi shumicën e kohës bashkë, sepse edhe koncertet i kemi bashkë. Edhe energjia e ekipit është…(ndërpritet se po i bënte bisht përgjigjes.)
Pyetja e dytë: Ti je single tani Ledri?
(Qesh i sikletosur). Jo, jo, jam mirë.
(Mirë? Me shëndet? Ledri, në këto raste thuhet: po/jo.)
Pyetja e tretë: Edhe Xhensila ka thënë disa muaj më parë se ishte single, por ju tani jeni të dy të rinj, artistë, shumë tërheqës, muzikën e bëni të mirë…(tjetër çfarë bëni me pak fjalë?)
A mund të funksiononte ky çift artistik edhe në jetë?
"Jemi një ekip. Kemi shumë kimi. Por edhe ne jetën reale mund të funksiononim si çifte. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka."
(Ledri, situata hipotetike krijojmë vetë ne. Ti na thuaj jeni apo s’jeni.)
Pyetja e katërt: Çfarë vlerëson ti te Xhensila? Xhensilën, si kolege e ke njohur besoj, dhe ka disa cilësi njerëzore unike që s’i ka asnjë vajzë tjetër, sepse secili prej nesh është qenie unike në 7 miliardë njerëz që ka bota. Çfarë s’e ke parë te asnjë nga koleget e tua të mëparshme?
"Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi për të folur. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf te rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë."
(Ja, prapë i bëri bisht!)
Pyetja e pestë: Në këto intervistat e fundit që kam dëgjuar se është e lënduar, a e ke ndihmuar që ta kaloj ndopak?
"Nuk i kam parë këto intervista, se as të miat nuk i ndjek, më duket cringe të shohësh veten në intervista, por në internet kam parë një moment të sajin emocional, duke qarë në intervistë dhe normal dhe mua më ka prekur shumë."
(As unë nuk i shoh lajmet që shkruaj, m’i sheh kryeredaktorja. Po ty Ledri, kush t’i shikon intervistat, menaxheri, khem-khem?!)
Në përfundim, Vesa Luma do e kishte thënë më mirë: Jemi dhe s’jemi, asgjë nuk kemi.