Showbiz

Adrola Dushi postoi një video dhe gjejeni me kë ngjan ky djalë misterioz

Adrola Dushi postoi një video dhe gjejeni me kë ngjan ky djalë
Foto: Adrola Dushi/ Instagram

Adrola Dushi ka postuar së fundmi një video në TikTok-un e saj duke kënduar "Fryma e fundit", një bashkëpunim mes Alban Skënderajt dhe Capital T.

Në pjesën e Capital T, Adrola ndalon së kënduari dhe bën mimika të dhimbshme që shkojnë me tekstin. Në fund të videos, duket se personi që po nget makinën rrëmben telefonin nga duart e Adrolës dhe meqënëse kjo do të thotë se duhet të zhbirilojmë patjetër se kush ishte ky person, ja screenshot-i i atij momenti. 

S'duam të bëjmë asnjë lloj supozimi, ndaj po ju lëmë ju të votoni: 

Poll

Adrola Dushi dhe Capital T kanë vite që përfliten për një lidhje romantike së bashku, ama asnjëherë s'kemi marrë konfirmim apo përgënjeshtrim zyrtar të fjalëve nga asnjëra palë. 

Vetëm pak muaj më parë, dyshja u fotgrafuan së bashku duke darkuar në një restorant, bashkë me familjarët e tyre.