Metropolitan

Ana e errët e AI: Numri i videove të rreme ku shfaqen fëmijë që abuzohen është rritur ndjeshëm

Ana e errët e AI: Numri i videove të rreme ku shfaqen fëmijë
PA Media

Numri i videove në internet me abuzim seksual ndaj fëmijëve, të krijuara nga inteligjenca artificiale është rritur ndjeshëm, pasi pedofilët po përfitojnë nga zhvillimet në teknologji.
 
Fondacioni për Mbikëqyrjen e Internetit (Internet Watch Foundation – IWF) deklaroi se videot e abuzimit të krijuara me inteligjencë artificiale “kanë kaluar pragun”, janë thuajse të padallueshme nga “imazhet reale” dhe se janë shtuar ndjeshëm këtë vit në internet.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, kjo organizatë britanike për sigurinë në internet verifikoi 1,286 video të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat përmbanin materiale të abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar, kishte vetëm 2 video me të njëjtën përmbajtje.
 
Sipas Fondacionit për Mbikëqyrjen e Internetit, mbi 1,000 nga videot përmbanin abuzim të kategorisë A — klasifikimi për materialet më të rënda. Organizata theksoi se investimet prej miliarda dollarësh në fushën e inteligjencën artificiale po prodhojnë modele të gjenerimit të videove që janë gjerësisht të disponueshme dhe po manipulohen nga pedofilët.

“Është një industri shumë konkurruese. Ka shumë para në lojë, ndaj fatkeqësisht ka shumë zgjedhje për abuzuesit,” tha një analist i Fondacionit për Mbikëqyrjen e Internetit.

Videot u zbuluan si pjesë e një rritjeje prej 400% të URL-ve (adresa e plotë e një faqeje në internet) që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve të krijuar nga inteligjenca artificiale në gjysmën e parë të 2025-ës. Fondacioni për Mbikëqyrjen e Internetit mori njoftime për 210 URL të tilla, krahasuar me 42 vitin e kaluar, me secilën faqe që përmbante qindra imazhe, përfshirë edhe rritjen e përmbajtjes me video.

Fondacioni për Mbikëqyrjen e Internetit pa një postim në një forum të dark web-it, ku një pedofil përmendte shpejtësinë e përmirësimeve të inteligjencën artificiale, duke thënë se sapo kishte zotëruar një mjet të kësaj risie, dilte një tjetër më i ri dhe më i përparuar dhe se e kishte paksa të vështirë të përditësohej kaq shpejt.

Analistët thanë se imazhet dukeshin të ishin krijuar duke përdorur një model bazik të inteligjencës artificiale, të disponueshëm publikisht dhe duke e “përpunuar” me materiale CSAM (Child Sexual Abuse Material — Material i Abuzimit Seksual ndaj Fëmijëve) për të prodhuar video që duken të vërteta. 
 
Sipas Fondacionit, videot (që dukeshin më reale) të abuzimit të fëmijëve, të krijuara me inteligjencë artificiale këtë vit ishin bazuar në viktima të vërteta.

Derek Ray-Hill, drejtori i përkohshëm i Fondacionit, paralajmëroi se rritja e kapaciteteve të modeleve të inteligjencës artificiale, disponueshmëria e gjerë dhe aftësia për t’i përshtatur për qëllime kriminale mund të çojnë në një shpërthim të përmbajtjeve të imazheve dhe videove me abuzime të fëmijëve.

“Ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që imazhe me abuzime fëmijësh, të krijuar nga inteligjenca artificiale, të shpërthejnë në mënyrë të pakontrollueshme në internet,” tha ai, duke shtuar se përhapja e kësaj përmbajtjeje mund të nxisë veprimtari kriminale të lidhura me trafikimin e fëmijëve, abuzimin seksual dhe skllavërinë moderne.

“Përdorimi i viktimave ekzistuese në imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale do të thotë se pedofilët po zgjerojnë ndjeshëm sasinë e përmbajtjes abuzuese në internet pa pasur nevojë për viktima të reja”, shtoi ai.
 
Qeveria britanike po ndërmerr masa kundër këtij fenomeni, duke e bërë të paligjshëm zotërimin, krijimin apo shpërndarjen e mjeteve të inteligjencës artificiale, të ideuara për të krijuar përmbajtje abuzive. Kushdo që shkel ligjin e ri do të përballet me deri në pesë vjet burg.

Po ashtu, po ndalohet edhe zotërimi i manualeve që mësojnë abuzuesit potencialë se si të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar imazhe abuzive apo për t’i ndihmuar në abuzim të drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve. Dënimi mund të arrijë deri në tre vjet burg.

Duke shpallur ndryshimet në shkurt, ministrja e brendshme, Yvette Cooper, tha se ishte jetike që “ta luftojmë abuzimin seksual ndaj fëmijëve si online, ashtu edhe offline.” 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb