Metropolitan

Aq e pati ndjenja e fajit! Desmond Scott filmohet duke puthur dikë tjetër, pas tradhtisë

Aq e pati ndjenja e fajit! Desmond Scott filmohet duke puthur dikë
Foto: Desmond Scott/ TMZ, Twitter/ Kristy Sarah/ Instagram

Emri i Desmond Scott, është vendosur sërish nën vëmendjen mediatike, pasi një video e siguruar nga TMZ që tregon atë duke puthur një grua misterioze, u bë virale.

“Desmond Scott u pa duke puthur një grua misterioze pas dorëzimit të kërkesës për divorc nga bashkëshortja e tij, Kristy,” shkruhet krahas videos.

Ky moment vjen vetëm pak ditë pasi u publikua lajmi i ndarjes me Kristy Sarah, për shkak të tradhtisë së tij.

Videoja e shkurtër, e cila u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale, ka nxitur reagime të forta nga publiku.

Sipas Us Weekly, Kristy Sarah dorëzoi kërkesën për divorc në dhjetor të vitit 2025, duke i dhënë fund martesës së tyre 11?vjeçare.

Aq e pati ndjenja e fajit! Desmond Scott filmohet duke puthur dikë

Në dokumentet gjyqësore, thuhet se ajo ka listuar tradhtinë e supozuar si arsye kryesore të ndarjes. Prej tyre, mësohet gjithashtu se rikthimi i marrëdhënies nuk është e mundur, duke e përshkruar situatën si dëmtim të pakthyeshëm të lidhjes së tyre.

Ndërkohë, pretendimet për tradhti u pranuan nga vetë ai, pasi publikoi një story në Instagram ku i kërkonte falje Kristy-t ndërsa shpjegonte arsyet e ndarjes.

Aq e pati ndjenja e fajit! Desmond Scott filmohet duke puthur dikë