
Pas artikullit viral të Ashley Tisdale për The Cut, studiot e Hollywood-it po shqyrtojnë mundësinë për të bërë një film nga historia e saj, raporton Page Six.
Sipas një burimi, ka shumë interes për ta kthyer këtë histori në një version filmi dhe studio të ndryshme e aktorë, dëshirojnë të kontaktojnë me ekipin që menaxhon Ashley-n për ta sjellë artikullin në ekran.

Një tjetër burim madje shtoi:
“Është diçka me të cilën të gjithë mund të lidhen.”
Eseja e Ashley Tisdale për The Cut shkaktoi jo pak reagime. Ajo u shpreh se ishte ndjerë e lënë jashtë grupit dhe ndihej “jo mjaftueshëm cool”, aq sa vendosi të shkëputej prej tij.
"Të ulesh vetëm një natë pasi e shtriva vajzën në gjumë...duke u ndjerë totalisht e humbur, pa kuptuar se çfarë po bëja ‘gabim’ që isha përjashtuar," tha ajo në një pjesë të shkrimit.
Artikulli u bë temë diskutimi në Hollywood, ndërsa fansat nuk mjaftoheshin me këtë histori.

Sa i përket filmimit, tani gjithçka varet vetëm nga koha dhe planifikimi. Përfaqësuesit e Ashley Tisdale nuk kanë komentuar asgjë për momentin.
Për më shumë detaje:


