
Justin dhe Hailey Bieber kanë angazhuar avokatë kundër një përdorueseje të TikTok-ut, e cila pretendoi se ata kanë një “martesë abuzive”. Shkaku i supozuar prej saj është “varësia nga droga” e këngëtarit.
Avokati i çiftit, Evan Spiegel, i dërgoi Julie Theis (përdoruesja e lartpërmendur) një letër “ndalo dhe hiq dorë”, duke pretenduar se ajo e ka “sajuar” historinë rreth martesës së tyre, sipas TMZ.
Në letrën e siguruar nga media, avokati shkruan se ajo ka përhapur në TikTok “deklarata skandaloze, të rreme, të sajuara dhe shpifëse”, të cilat i ka krijuar dhe shpërndarë vetë.

Sipas tij, ajo ka shpifur për klientët e tij dhe martesën e tyre, dhe gjithë ky informacion më pas u shpërnda gjerësisht.
Ai thekson se sjellja e Julie Theis është “e padrejtë, shumë dëmtuese, e ndëshkueshme ligjërisht dhe e ekspozon atë ndaj përgjegjësive serioze ligjore”.
Ndër të tjera, kërkoi prej saj heqjen e menjëhershme të videove dhe ndalimin e publikimit të prentendimeve të tjera mbi abuzim në këtë marrëdhënie. Nëse ajo nuk e bën këtë, ai u shpreh se çiftit Bieber nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrë veprime të tjera ligjore.

Influencuesja reagoi më pas në rrjetet sociale, duke thënë se letra kishte për qëllim ta frikësonte.
Ajo publikoi letrën e plotë që i ishte dërguar dhe riktheu vëmendjen tek videot fillestare, duke thënë se thjesht kishte shprehur një mendim, të cilin sipas saj, ka të drejtë ligjore ta bëjë.
“Të ndihesh i ofenduar nga mendimet e të tjerëve nuk të jep të drejtë t’u heqësh zërin njerëzve,” tha ajo, duke e quajtur letrën një “kapriço të të pasurve”.
@julietheis Replying to @Prettynpunk! Imagine having unlimited money and being this threatened by a woman with an opinion #haileybieber #justinbieber #darkpsychology ? original sound - Julie Theis
Drama mes Bieber-ëve dhe Julian Theis nisi pasi kjo e fundit pretendoi në një video se Hailey, është një bashkëshorte që toleron “abuzimin” në martesën e saj.
@julietheis Replying to @trippiiaus I have more to say on my theory of the tolerant codependent woman #decenteringmen #psychology ? original sound - Julie Theis
Hailey u akuzua më pas se kishte ripostuar atë video në rrjetet e saj sociale, por ajo i mohoi këto pretendime.
Justin Bieber’s wife, Hailey Bieber, denies the existence of the video she’s accused of having reposted on TikTok, despite there being full 4K evidence:
— 21 (@thegala21) January 11, 2026
— “I didn’t repost any video speaking on my relationship.” pic.twitter.com/in755bN2Q5
“E di që ju që jetoni në internet jeni shumë të mërzitur, por unë nuk kam rishpërndarë asnjë video që flet për marrëdhënien time. Kaloni një të shtunë të bukur,” u shpreh ajo përmes një story në Instagram.

Justin dhe Hailey janë të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një djalë 1 vjeç me emrin Jack Blues.





