Showbiz dhe TV

Dasma shqiptare me më shumë klikime

11 Nëntor 2015

Dasma shqiptare me më shumë klikime

20 milion klikime do të ishin krejtësisht normale për një videklip të suksesshëm por kujt mund t'ja merrte mendja se të tilla klikime do t'i kishte pikërisht një video e një dasme shqiptare.

Kështu nga një vëzhgim i bërë në kanalin muzikor 'Youtube', kemi parë se jo vetëm kaq por janë disa video të xhiruara në dasmat shqiptare që janë parë e klikuar nga mijëra njerëz dhe që kanë kaluar madje edhe 1 milion shikime, duke sfiduar madje edhe këngë të njohura shqiptare.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, e jo vetëm ka qenë videoja e 'Valles së Pinguinit', organizuar në një dasmë në vitin 2010 . Ky kërcim, i cili pushtoi festat dhe ceremonitë në gjithë botën, në kohën e publikimin do të bënte që vëllai të surprizonte motrën e tij në ditën e saj më të rëndësishme. Gjatë këtyre viteve, duket se ky kërcim është shndërruar në një trend në dasmat shqiptare dhe vështirë të gjesh të ftuar që nnuk i bashkohet.

Kjo video, sot 2 vite pas publikimit grumbon 20 milion shikime dhe renditet si dasma më e klikuar në kanalin muzikor 'Youtube'.

Pas kësaj videoje renditet ceremonia e martesës së një çifti nga Kosova, që deri më tani ka 4.5 milion shikime.

Në vendin e tretë videoja e titulluar 'Dasma Martesa Hochzeit Mia & Arment Hyrje e Nuses' me mbi 1.6 milion klikime.

E vetmja video beqarie që ka arritur të ketë mbi 1.3 është një cermeoni e organizuar në Kosovë shkëputur nga 'Kanagjegji i Marigonës. nw galeri njihuni me renditjen dhe videot e tjera.

ME E KLIKUARA NGA DASMAT SHQIPTARE