Showbiz dhe TV

Noizy tallet publikisht me çiftin Tuna-Cozman

2 Prill 2016

Noizy tallet publikisht me çiftin Tuna-Cozman

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” gjatë mbrëmjes së të premtes, reperi Noizy i ka hedhur sërish benzinë zjarrit, kësaj radhe duke u tallur me një tjetër anëtar të grupit BabaStars.

Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës si Noizy, ka pohuar sërish për Arian Çanin se ka pasur marrëdhënie intime me Tunën por siç ka thënë ai vetë, mes tyre nuk ka pasur asgjë serioze. Dhe duke folur për çiftin Tuna-Cozman, Noizy është tallur me reperin e BabaStars duke e quajtur atë një vajzë.

“Dhe mora vesh që u ndanë ato dy gocat. Ato të dyja, se të dyja si goca më duken. Tuna me atë tjetrën,” është shprehur reperi duke shpërthyer në të qeshura dhe duke iu referuar zërave se Tuna dhe Cozman janë ndarë pikërisht prej deklaratës së tij në emisionin "6 ditë pa Ermalin" ku rrëfeu se kishte pasur marrëdhënie me këngëtaren. I pyetur nëse vijon t’i ketë marrëdhëniet e acaruar me anëtarët e grupit rival BabaStars, ai është shprehur se i thotë këto gjëra me shaka, duke shtuar që “është rritur”.

Pak kohë më parë, në një tjetër intervistë, Noizy e krahasoi Getoar Selimin me këngëtaren transgjinore Conchita (lexo këtu). Grupi BabaStars deri më tani ka zgjedhur të mos reagojë lidhur me këto deklarata thumbuese të reperit, megjithatë, situata duket se vërtet po nxehet.