Çfarë po ndodh rreth nesh

Elvana Gjata në kopertinën e revistës ndërkombëtare

1 Qershor 2014

Elvana Gjata në kopertinën e revistës ndërkombëtare

Elvana Gjata, këngëtarja e njohur shqiptare, shfaqet në kopertinën e revistës italiane Velvet. Përfaqësuesit e revistës janë prezantuar  me figurën e Elvanës në Balkan Music Awards, në Sofje, ku këngëtarja fitoi çmimin Best Music Video. Ata më pas kanë bërë kërkime dhe kanë parë videot e saj me miliona klikime dhe famën që ka në atdhe. Elvanën e kanë cilësuar si Pop-Star-in shqiptar, e cila dallon nga artistët e tjerë të Ballkanit. Nuk janë lënë pa përmendur aspirtatat e Elvanës, për t’u bërë e njohur edhe në rrethet ndërkombëtare të muzikës.

Fotografitë për revistën Velvet janë bërë nga fotografi shumë i talentuar dhe miku i Elvanës, Eugenio Qose, i cili ka shkrepur fotot e Elvanës, edhe në numrin e fundit të revistës “Anabel”.

Velvet Magazine është një revistë me qëndër në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila që prej 2010 synon të bashkojë traditat e lindjes me stilin e perëndimit. Ajo publikohet në shumë shtete si Greqi, Itali, Venezuelë, etj.
Në numrin e qershorit, në versionin italian, shfaqet Elvana, këngëtarja shqiptare, e cila jeton e punon në vendin e lindjes, por që fama e së cilës i kalon kufijtë e Shqipërisë, duke bërë krenar çdo emigrant shqiptar në vendin fqinj.