Flokët

Gocat flokëgjata do ta adhurojnë: Trendi i stilimit frymëzohet nga një personazh vizatimor

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2025

Gocat flokëgjata do ta adhurojnë: Trendi i

Ndërsa moti bëhet edhe më i nxehtë, rutinat e bukurisë priren të bëhen më të thjeshta. Sugjerimet e verës janë gjithmonë këto: një përskuqje faqesh dhe onde plazhi. Por këtë vit, fijet e përdredhura nga uji ikripur po marrin një përmirësim kinematografik falë trendit më të ri të flokëve të verës, "Ariel waves" pra valëzime flokësh si personazhi i Arielit.

"Ondet e Arielit" janë fiksimi kryesor i flokëve për këtë sezon veror. Kjo është, më së shumti, falë gocave të famshme si Keke Palmer, e cila doli me pamjen e kaçurrelave "të shkujdesur" gjatë një eventi. Gjatësia e saj e flokëve, me nuancën e bakrit janë thjesht chef's kiss.

Gocat flokëgjata do ta adhurojnë: Trendi i

Dhe Palmer nuk është e vetmja që jeton në një fantazi të Arielit. Ngjyrat e kuqe dhe të bakrit kanë qenë kudo këtë vit. Kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë e verës, volumi dhe kaçurrelat krijojnë kombinimin përfundimtar të "flokëve pa sforcim".

Gocat flokëgjata do ta adhurojnë: Trendi i

Si t'i bëni "ondet e Arielit" te vetja

Natyrisht, ky trend nuk vlen vetëm për flokët e kuq. Ju mund të përqafoni pamjen e frymëzuar nga sirena me çdo ngjyrë a gjatësi floku. Shikoni Dove Cameron-in për shembull:

Gocat flokëgjata do ta adhurojnë: Trendi i

Pak shampo të thatë në rrënjë për të krijuar atë volumin pas larjes, një kalim i beftë me pjastër për të bërë valëzimet "e shkujdesura" dhe një sprucim me llak në fund për të siguruar që ondet nuk do të bien, veçanërisht nëse keni flokë të dendur.

Si për një brunch të shpejtë, festë ditëlindjeje a takim pune, trendi i ri është i përsosur. Konsiderojeni këtë si shenjën tuaj për të kanalizuar sirenën tuaj të brendshme të detit. :)

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Bustle