Gjëja më e mirë rreth fejesës është njëkohësisht edhe gjëja më e keqe: Zgjedhja e një unaze. Është një ndër përkushtimet më të mëdha të jetës tënde dhe fatmirësisht nuk del kurrë nga moda.
Olivia Landau, eksperte gurësh të çmuar dhe diamantësh foli për Vogue dhe dha disa këshilla për momentin e zgjedhjes së unazës së fejesës. “Një diamant është shumë personal dhe i shtrenjtë. Duhet të biesh në dashuri me gurin para se ta blesh. E mira është të provoni stile të ndryshme që të kuptoni se ç’ju pëlqen të mbani në dorë. Sigurisht, nuk mund të zgjidhni një diamant të gabuar, po kur e njeh stilin tënd personal, i fejuari juaj do ta ketë më të thjeshtë të marrë diçka që ju pëlqen.
Më poshtë, Landau rrëfen se ç’thotë secila lloj prerjeje e gurit të unazës për ju.

Kjo prerje guri është për ata që janë të tërhequr nga stilet klasike dhe të pakoha. Një prerje rrethore është perfekte për dikë që do një look tradicional që do të jetë përherë në modë. Forma është ndër më të shkëlqyeshmet.

Të tilla prerje përcjellin elegancë dhe shije të rafinuar. Forma e zgjatur dhe prerjet në brendësi janë për dikë më finë. Unazat me këtë gur janë shumë të përshtatshme për gratë me shije të hollë, klasike, por jo të mërzitshme.

Prerja katrore me cepa të haruar është femëore dhe trendi në të njëjtën kohë. Harkimet e një prerjeje katrore dhe prerjet në brendësi të gurit janë perfekte për dikë që kërkon një pamje të thjeshtë e me shumë shkëlqim.

Gurët ovale kanë filluar të bëhen gjithmonë e më shumë popullorë. Një gur i tillë është mëse i përshtatshëm për ata që duan të jenë një hap para trendeve, por gjithashtu iu pëlqen një unazë elegante dhe estetikisht e kënaqshme.

Këto janë prerje rebelësh. Gratë unike, të pavarura dhe ekcentrike zgjedhin zakonisht gurë në formë dardhe ose syri. Të dy gurët janë perfekt për të krijuar iluzionin e duarve më të gjata e elegante.

Gurët katrorë me cepa të prerë janë elegantë, të sofistikuar dhe të vjetër. Gratë që janë të dhëna pas sendeve antike dhe dizenjimeve të veçanta preferojnë të tillë gurë. Prerjet në brendësi janë të zbehta, duke i dhënë gurit një pamje elegante dhe fine.

Gratë që preferojnë prerjet drejtkëndore janë të gëzueshme dhe miqësore. Prerjet në brendësi e bëjnë gurin shumë të shkëlqyeshëm dhe forma e thekson më shumë ndriçimin.
Burimi: Vogue