Celebrity

Kush paguhet më shumë në "The Kardashians"?

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2025

Kush paguhet më shumë në "The Kardashians"?

Khloé Kardashian, në një intervistë në "Call Her Daddy", foli hapur për "The Kardashians", duke përfshirë kush paguhet më shumë, sa shumë redaktohet nga shfaqja dhe nëse Kris Jenner sajon histori për të tërhequr vëmendje.

Si fillim, në lidhje me pagat e familjes Kardashian, Khloé tha se të gjitha motrat paguhen të njëjtën shumë për "The Kardashians". Sipas Variety, ato fitojnë në total një shumë me 9 shifra për shfaqjen.

E pyetur nëse ato mund të "hiqnin ndonjë pamje" që nuk u pëlqente, Khloé shpjegoi se po, por jo për pika të rëndësishme të historisë, por më shumë për "vanitetin".

Ajo zbuloi gjithashtu se Kourtney është ajo që e redakton më shumë veten, duke thënë se ajo thotë shpesh "Përdor fjalën 'like' shumë herë, kështu që hiqeni këtë fjalë". Pra, nuk ka të bëjë me historitë, por vetëm fjalët që përdorin.

Në fund, Khloé hodhi poshtë pretendimet se Kris Jenner sajon histori për të shpërqendruar vëmendjen nga lajmet negative apo "skandale" të vajzave të saj, duke thënë "Jo, është gënjeshtër [ky aludim], por më pëlqen që njerëzit e mendojnë këtë."

Mësuam shumë nga kjo intervistë!

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan