Kejvina Kthjella ishte vazja që i zuri vendin Rashel Kolanecit tek ‘Xing me Ermalin’. Edhe pse dalja e saj e parë ishte menduar të ishte shumë e përfolur, askush nuk e mendoi se fustani sensual i Kejvinës do të kthehej në një nga çështjet më të nxehta të javës. Kishte veshur apo jo të brendshme ishte disktutimi që shoqëroi daljen e saj, derisa vetë 22-vjeçarja vendosi t’i japë përgjigje.
“Fustani im i kuq u keqkuptua. S’e kisha idenë e fustanit, as që e dija që ishin ato dy të çarat. Dhe po, kisha veshur të brendshme, por ndodh që njerëzit duan t’i shohin gjërat ndryshe.”- sqaroi ajo për ‘Jo Vetëm Modë’, duke treguar kështu se as vetë Kejvina nuk e dinte ç'e priste në performancën e saj të parë.
E pyetur se ç’mendim kishte familja për paraqitjen e saj në Xing me Ermalin, Kejvina ishte e prerë kur tha se nuk donte të komentonte asgjë rreth familjes, përveç incidentit të ndodhur me hallën e saj.
“Mora vesh që halla ishte zënë me fqinjin se ai i kishte thënë që unë kam dalë pa të brendshme. Tani ata nuk flasin më.”- tregoi ajo duke qeshur.