
Anabel une historine time e kam ne mesataren e romanticismit (miq te perbashket,njohje,pastaj vendimi natyrshem per te bashkejetuar dhe martuar) Por e nje kusherires time eshte fantastike....Njihen me lajmesi, lajmesi nje mik i babait te vajzes qe i flet per kete nipcen e vet emigrant ne Angli....Kushurira pranon sepse po shkonte afro 26 vjec (te flas per 99-00) dhe thuajse po quhej beqare stazhonuar ....takohen ne nje lokal ku pjese e aredimit ishin disa kafaze kanarinash,ulen , prezantohen dhe lajmesi i le vetem per njohje me te thelle....Nje tmerr tregon kushurira ku ai jo vetem qe s'mi hodhi syte por qendronte ne brinje dhe i fishkellinte kanarines : yyyyhhhhh yhhhhhh yyyhhhh....i bera disa pyetje por ai pergjigjej me nje jo ose po te thate....S'duroji dhe i hodhi goten me uji surratit duke i thene . jete te lumtur me kanarinen...ajo ishte larguar, nderkohe qe ai kishte ngelur si peme ne lokal....atehere nuk eshte se kishte telefona sheshit si tani, keshtu qe djali filloji te vinte miqt dhe shoqerin e tij ne levizje per nje takim te dyte....pas disa ditesh u takuan prape ne rrethana rastesore(ne fakt jo sepse ishte organizuar nga nje mikesha e djalit) ku u be i mundur takimi.....Prpozimi marteses erdhi pas 9 muajsh nga ai....Kishte blere nje kanarine dhe ja futi ne dhome heret ne mengjese lidhur tek qafa: A martohemi bashke? kanarinen nga gezimi desh e mbyti kushurira (ngordhi pas 3 ditesh agoni) dhe pranoi prpozimin!!! Kanarinat dhe fishkellimat si honeps dot ajo as sot e kesaj dite aq shiije te hidhur i la takimi pare .....Sot jane prinder te dy binjakeve 7vjecare, dhe jane portreti lumturise..
Te te them une nje histori te bukur? Po jetoj prej 3 vitesh nje lidhje te mrekullueshme. U njohem rastesisht duke qene se ishim ne te njejten shkolle dhe kishim miq te perbashket. Mbaj mend qe une i beja te veshtiren shume sapo kisha dale nga nje lidhje shkaterruese dhe gjithcka ky kerkoi ishte koha per te me fituar zemren. Ia dhashe dhe kam bere veprimin ne te mire te jetes sime. Me fitoi zemren,shpirtin dhe dashurine time. As nuk e kam pritur kurre qe kjo lidhje do zgjaste kaq shume. Por ja qe keshtu ndodhi. Kur me pak e pret gjen princin e kalter. Dashuria jone ska qene gjithmone fushe me lule. Kemi pasur dhe ne ulje-ngritjet tona. Kam gabuar une,ka gabuar ai por ne fund ka fituar zemra. Kemi ditur te falim njeri tjetrin e t'i jemi gjithmone ne krah shoqit pavaresisht cdo gjeje. Sivjet me 14 shkurt ai me dhuroi ate qe une e quaj "commitment ring". Dhe me premtoi para asaj unaze se une isha familja e tij e ardhshme :)))))))) Eshte lumturia me e madhe te kesh ne krah dike si ai. Te besh plane per familjen e ardhshme,per dasmen e endrrave. Per cdo gje. Une kam njohur princin tim te kalter. Kjo ishte pak a shume historia ime. Se po te filloj te flas per te do zgjatem pafund. :))
Pershendetje Anbel ! Ndoshta nuk eshte nga ato propozimet qe mund te besh uauu por ne ato momente i tille ishte :)) . Un vdes per njerezit romantike ne fakt dhe jam me fat qe kam ne krah dike te tille. Ndryshe nga te tjeret propozimi per lidhjen time me ka ardhur ne te dalur te tualetit ( se nuk i pritej me tjetrit ) "une kam rene koke e kembe ne dashuri me ty ,dua te jesh e dashura ime qe tani" nderkohe ne dore mbante nje trendafil me 1 bisht diku ke 2 cm . Un thash po ,dhe ishte "po " me e rendesishme deri tani ,pasi "po " marteses shpresoj te jete me e bukur dhe normale me e rendesishme . Ne kemi mbushur 4 vite lidhje dhe tani presim ta kurorzojme me unazat. anonim tlutem nese e poston.
Pershendetje Anabel.Proposimi per martese per mua sqe romantik se ky i imi ma tha troc ashtu mirepo i motres me duket maft romantik.Ajo ishte ne lidhje qe 3 vite me nje cun italian qe luante futboll ne ekipin e te rinjve te Udinese.U njoftuan ne nje party e keshtu ju shkoi biseda se motra eshte fanatike e futbollit dhe atij i ishte dukur interesant se si dinte ac shume per futboll.Filluan lidhjen e pas 3 vitesh gjate nje ndeshjes qe kishte cuni me ekipin e grupmoshave te rinje te Udineses shenoi nje gol e pastaj vrapoi per ne publik u ul ne gjunje dhe i propozi ( unazen ja dha me vone se nuk e kishte me vetes gjate ndeshjes ). U bene 3 vite qe jane martuar kane nje cun dhe e ka nje emer te cuditshem te nje futbollisti te Udinise ( jane te cmedur pas futbollit )
Pershendetje Dalina. e ndjek rregullisht revisten tuaj por eshte hera e pare qe shkruaj. te lutem publikoje anonim. Historia ime nisi kur une isha ne vitin e pare ne fakultet. Ate dite kisha shkuar me heret ne sallen e lexioneve dhe po prisja pedagogun. Ne nje moment kthehem nga dera e salles dhe pashe te hynte nje djale i gjate brun. Me terhoqi shume vemendjen po direkt ktheva koken ne anen tj sepse shoqja kerkoi te me thoshte dicka . Pas pak minutash kthehem dhe shoh qe djali ishte ulur te karrigia ngjitur. Me pershendet dhe me pyet per emrin dhe nuk di sasa sekonda u desh qe un ti pergjigjesha ( isha e zene duke i pare syte ). Filluam te flisnim dhe duke qene se prof nuk po vinte un ne nje cope leter fillova te vizatoja nje ntrendafil e nderkohe po flisja me mikun e ri. fati e donte te ishim dhe ne nje grup bashke. java e pare shkoi sh mire. me dukej tip interesant dhe plot jete. nje jave me vone ai nuk erdhi ne shkolle po ajo qe eshte e vecante eshte se un cdo dite ne klase ne mengjes gjeja nje trendafil te vendi ku ulesha gjithmone. ( kujdesej shoqja e tij ta kryente porosine ). un e merrja me buzeqeshje po me pelqente shume si gjest. pas nje jave ai vjen dhe nuk me flet fare. U cudita po cte beja. Mbasi mbaron ora e mesimit pres te ikin te gjithe qe te mbeteshim vetem te dy. Por ai del pa me thene gjysemfjale. Dal e merzitur ne korridor dhe lexoj nje banner ku ish shkruar 'deshiron te jemi bashke perhere '. un u shtanga dhe po dridhesha e tera. Ai spo bente asnje levizje dhe un instiktivisht ika drejt tij. Filloi te qeshte dhe me tha : he cdo na thuash. Un i thashe : Jo..po. dhe e perqafova me sa kisha fuqi. kaluam tre vjet bashke. Kane qene tre vjet plot gezime e merzitje. plot sfida plot arritje. Tani nuk jemi me bashke sepse zgjedhjet qe bejme 18 vjec nuk jane te duhurat po jemi miq shume te mire dhe une jam me fat qe jeta me solli nje njeri te tille. Cdo nate kur lutem ai eshte ne lutjet e mia qe te kete cdo te mire ne kte bote. Faleminderit nese e publikon . te lutem anonym
Pershendetje, po ju shkruaj historin time te dashurise, dhe per shume arsye dua te rri anonim. Mbase nuk ke marr shume letra sot per shkak se ne Shqiptaret vuajme pak (ne pergjithesi them) per sa i perket dashurise, se gjithmone do kesh nje nderhyrje ne mes dhe o perfundon e jo ne fund me djalin e enderrave tua. Dhe une dua t'ju them atyre gocave qe kan nderhyrje ne dashurine e tyre qe mos u dorzoni kurr. Kjo e imja nisi si me shaka ndermjet shoqerise. Isha 19 vjece dhe ishte dashuria ime e pare dhe qe ne takimin e par qe ishim vetem per vetem ne te dy e dija qe ky eshte vetem i imi. Qe ne fillim te lidhjes po nihja veten dhe dola nga ajo guacka ime si goca mamit vetem me shoqe, shkolle, sporte etj. Nuk e dija se isha aq genjeshtare mire, kuptohet tek prinderit kur vinte puna per ta takuar. Kalonim ore te tera bashke dhe ndihesha shume mire pran tij. Muaj kaluan dhe shume njerez e moren vesh lidhjen tone, po ashtu une i tregova prinderve. Sic cdo lidhje nuk pranohet me te paren here nga te dy palet e prinderve sepse prendimet jan gjithmone ku me te larta por per hire ton ata ran dakort qe te fejohen kur te duan. Ne se kishim menduar se kohe kishim por ai gjithnje me therrise nusja ime ardhshme. Nderkohe filloj nje avaz aq i bezdisur nga ana djalit sa nuk behej me....jeta po me nxihej nga xhelozite dhe llafet e teperta. Une kurr si ofendova, kurr si fola keq apo mire te dashurit tim, ne thjeshte vazhdonim lidhjen tone. Nje dite te bukur me fton ne shtepine e tij per dreke, kur vajta kishte vetem vellain e madh aty dhe motren me te vogel. Po prisnim te vinte pala tjeter e familjes, nderkohe tavolina u be gati, dhe pasi mbaruam dreke, i dashuri u zhduk nga dhoma. Me vone vjen pran kolltukut ku isha ulur duke pare tv, u ul ne gjunj, me puthi doren dhe me propozoj per martese ne sy te tyre. U emocjonova shume dhe se prisja, mbi te gjitha para familjes tij. Nuk eshte tip romantiku, kishte menduar te me propozonte kur te ishim vetem ne nje kopesht lulesh, por donte qe ai ti tregonte familjes se kjo eshte dashuria jetes time, e dua vertete dhe do martohem me te. Vijimi pastaj vazhdon cdo vite e me bukur, ne kopeshtin me lule shume lidhem martesen pas disa vitesh dhe jam shume e lumtur qe kam perkrah njeriun e duhur dhe qe nuk u dorzuam me heren e pare per njeri tjetrin, po luftuam te jemi prane njeri tjetrit.
nderkohe qe po lexoj letrat qe poston Anabeli, un mendova t shkruaj per lidhjen time. Esht mbase me e cuditshmja, duke qene te dy shenja e binjakeve qe pelqejme aventurat ,njohjet e reja, jemi mendje hapur t dy ..cdo gje nisi si loje dhe jo si loje me fjal apo me shikime ,,loje me letra, ai vinte tek biznesi im perdit, filluam nga te panjohur te flisnim u bem miq ..po fol e fol spo na conte tek burimi asgje ato ngacmimet e para dhe shenjat qe perlqeheshim i kishim dhene, puna ishte kusho do bente hapin e pare drejt puthjes meqe sihim t dy kokforte, e benim sikur sdonim ..derisa nje dite perfunduam duke luajtur me letra gjoja me denime, jep e jep denime njeri tjetrit derisa pas shum oresh loje..me tha ke denim tme puthesh, dhe une i dhash nje baby kiss si x here t pare, kurse ai smu shqit me prej asaj dite, edhe pak bejm nje vit bashk, zihemi perdit por 5 min e kemi ama kur pajtohemi esht momenti me i bukur..dashuria moj motrani te vjen si te vjen s esht e then po po t erdhi te ngeci ne dere
Pershendetje Anabel. Une besoj te Universi, besoj qe cdo gje ndodh per nje arsye, besoj se gjithcka qe ndodh eshte orkestrim per te na cuar ne nje vend te caktuar me njerez te caktuar. Kur isha 18 vjec njoha dike i cili ishte komplet i gabuar per mua. Ajo lidhje zgjati pak muaj dhe ishte nje "gabim" i vertete ndoshta me i madhi qe kam bere ndonjehere por pa pasoja. Ishte nje gabim qe une kisha nevoje ta beja per te kuptuar shume gjera, me hapi syte me pak fjale. Ishte nje lidhje adoleshentesh nga ato me ndarje e pajtime. Diten pas nje grindjeje te madhe qe perfundoi ne ndarje, me syte e enjtur nga te qarat, pashe qe me kishte ardhur nje sms ne telefon nga dikush qe me kishte pare e me kishte qef. Ai shprehte deshiren te me takonte mirepo une e injorova totalisht pasi kisha kaluar te gjithe naten duke qare dhe me ishte thyer zemra (jam gaforre :p). Kuptohet qe s'e kisha idene fare qe ishte nje shenje nga universi dhe e harrova. U pajtova serisht me te dashurin e atehershem e keshtu vazhdoi per nja 3-4 muaj derisa une i therrita mendjes dhe i dhashe fund nje here e mire. Ishte clirim! Fiks pas nje viti qe me kishte shkruar mesazhin, une e takoj kete djalin ne saj te kembenguljeve te tij. Me pelqente, flisnim por nuk doja te lidhesha pasi isha 19 vjec, kisha nje shije te hidhur nga lidhja dhe doja te rrija vetem. Mirepo ca gjera kur jane te shkruara te ndodhin, ndodhin dhe pike, lufto sa te duash ato jane me te fuqishme se ty! Dhe keshtu u njohem, u dashuruam gjithcka erdhi natyrshem, pa e sforcuar fare, ishte gjeja me e lehte qe kam bere ndonjehere ne jeten time. Madje edhe vendimi per t'u fejuar erdhi natyrshem, ishte i te dyve dhe ndodhi. Dita kur beme nje dreke fejese ishte me nje mot te perkryer, mund te vishje xhup e nuk kishe vape ose fustan veror e nuk kishe ftohte. U ndjeva e bekuar ate dite. Prinderit e tij jane te mrekullueshem me mua, gjithcka shkon mire dhe me vjen mire qe nuk e gjej veten te historite e dhimbshme te vajzave qe shkruajne ketu.Kane kaluar thuajse 6 vjet nga njohja dhe jemi te lumtur si diten e pare.
Pershendetje Anabel, shpesh kur lexoja letrat e se Henes mendoja "po sikur te shkruaj dhe une ndonje gje" po nuk e kisha idene se cfare ja vlente te tregoja, e sot po me intrigonte idea e te rrefyerit te historise time. Po te shkruaj nga nje FB fallco sepse jam shume e fiksuar pas privatesise, pasi per mua kjo lidhje eshte kaq e rendesishme saqe edhe pse do doja tja bertisja dhe eres qe ta merrte vesh gjithe bota, po aq dua ta mbaj larg energjise negative te njerezve qe me rrethojne. Gjithcka filloi nje vit me pare, nje dite te merzitshme Gushti, kur nje klient i huaj u paraqit ne dyqanin ku une punoj pasi nje produkt i yni i kishte acaruar lekuren, ishte shume me nerva e mu desh te merresha me te, pa e menduar kurre se sot, pas pothuajse nje viti, ai do te ishte kthyer ne njeri kaq te shtrenjte per mua. Gjeja e pare qe me tha ishte "because I have a very sensitive skin" dhe sot e ksaj dite une akoma e ngacmoj duke i thene se i jam shume mirenjohese atij produkti qe ja acaroi lekuren, dhe ja beri me te lehte Universit ta sillte te une. Ai eshte Francez, Parisien per me teper, une jam nje petite katunare nga nje qytet i vogel i Shqiperise, ai eshte shume vite me i madh se une (nuk eshte as i martuar as ka qene ndonjehere as nuk ka femije, e theksoj, qe mos ti le shkas te dashurave zonjusha te kesaj faqe qe te derdhin vrer :P), ai eshte i suksesshem ne profesionin e tij, une kam nje pune modeste, pervec kilometrave na ndajne mijera gjera te tjera, ne fakt ne nuk kemi asgje te perbashket pervec faktit qe e duam njeri-tjetrin. Lidhja jone nuk ka qene e lehte, akoma nuk eshte, ama eshte e veshtire ne menyren me te bukur. Sa shume qe zihemi, sa fjale i themi njeri-tjetrit, shpesh mendoj "kete here mori fund" ama cdo here me ka treguar sa shume me vlereson. Ai eshte kaq i mire, i pashem, i edukuar, i zgjuar dhe shume hardworking, gjitchka qe une kisha deshiruar, ai eshte my Mr.Big . Eshte nje kavalier i vertete, ka ditur te me beje per vete cdo dite e nga pak, momente te bukura do te numeroja me mijera, nder to edhe udhetimi im i pare ne Paris, ku ai me ka bere te ndihem "une vrai Mademoiselle", apo pushimet surprize ne Formentera ku jam ndjere me e perkedhelur se kurre. Jeta eshte treguar shume e padrejte me mua, kam kaluar periudha te veshtira, me kane ndodhur shume gjera te shemtuara qe nuk ja vlen ti tregoj tani pasi nuk eshte ky qellimi pse po shkruaj, por e permenda kete detaj sepse dua tu them atyre vajzave qe kane shkruar dje ne Anabel, se sado e veshtire tiu duket jeta, mos reshtni kurre se besuari se nje dite fati do tiu buzeqeshe, une nuk e bera kurre, vazhdova te buzeqesh permes dhimbjes dhe ja me ra nje fat i bukur nga qielli. Tani me pelqen ta quaj veten Hirushja e koheve moderne. Uroj qe te gjithave ju tju ndodhin pafund gjera te bukura, nderkohe qe prisni, vazhdoni te jeni pozitive e te forta.
Une dhe ai!Une isha ajo 15 vjecarja budallacke qe mendonte qe sdo binte pre kurre e ngacmimeve te cunave.Ai ishte ai 19 vjecari qe i kishte hip vetja ne qef dhe bente donzhuanin e t gjitha femrat i shkonin pas.Nje dite ai ngacmon ate por ajo sja varte.e mqs atij femrat si thonin jo tentativat vazhdonin akoma.Ajo spranonte e spranonte e mqs sjetonin as ne te njetin qytetet sebep na u be facebook.Nje dite asaj i vjen nje ftese ne fb iahte ai ajo e injoronte po ai sdorzohej dhe vendosi qe ti bente ftese me nje add qe kishte emtin e kusheririt te saj se vtm ashtu mund ta pranonte ajo.ftesa u pranua dhe ai i tha t verteten se juah ishte e ajo si nje budallacke e vgl vazhdoi te fliste me te.ne filim kishte si synim qe ta bente ate te dashurohej pas saj marrezisht ajo me verte ja doli po ra dhe ajo brenda me te .sot une jm 21 dhe ai 25 por ska me une dhe ai sot jemi NE QE jetojm bashke dashurin tone edhe pse me ato zenkat tona me ato ndarjet 5 minutshe e me shume peripeci te tjera ne jemi do jemi NJE .
Te tregoja historine time te njohjes me te fejuarin tim Ishim per darke me nje kushuriren time tek tezja e saj,ne ate periudhe sapo i kisha dhene fund nje lidhjeje 1vjecare dhe isha shum e lenduar,nuk kisha plan per njohje te reja .ne darke po flinim te treja dhe kesaj goces se tezes ju fiksua se do marim me privat dike qe e njihte por e kishte kushuri te larget ,e mori dhe filluan kto te dyja duke o fol ,po shum keq,me te shara dhe ofendime ,dhe ja mar un telefonin dhe i them djalit te lutem kerkoj ndjese per fjalorin e kushurirave ,prap e moren kto tel dhe filluan prap ,ky i thot dua te flas me ate tjetren(per mua) ,dhe i prezantohem por normalisht qe jo gjera reale. Njs folem dhe e mbyllem.kur kjo kushurira e mer kur mua me kishte zene gjumi ,dhe ai e njeh ,i thote djali qe do tregoj tek te tute ,ske si mer ti ntel ,ste vjen turp e kto gjera,dhe kjo me zgjon ,me thot mere ti dhe thuaji te lutem se do bej namin ai ,un e mar me numer dhe qetesoj situaten ,me kerkoi leje per tme telefonuat dhe dite te tjera ,i thash ok mund tme maresh .nuk ishte i bezdisshem ,ishte shum i mhb .flasim dhe i tregoj qe sapo isha ndar dhe i flas per lidhjen time te pare ,seriozisht e kisha shum shok ,flisja shume lirshem me te. Do ti ai me njihte nga ca te afermit e vet? E me tregon se ku jetoj familjen e te gjitha ,sic ju thash gjate ksaj kohe kam qene larg tirane ,3ore larg tiranes ,njs ky nje dite me thote qe po vjen te me takoje ,jo i thash se do takohemi ne tr ,beri cberi erdhi me takoi .i thash kushurirave qe po takoja nje shoqe sepse kisha disa shoqe aty ,e takova ,djale sh i edukuar dhe i sjellshem .lam qe kur te vija ne tr do takoheshim prap .mbas 10 ditesh e takoj ne tirane dhe nuk doja qe te kisha gje ,nuk isha gati per nje lidhje tjeter,i thash kte gje dhe me tha te pres sa te duash deri kur te jesh gati por te lutem le te takohemi .e takova dhe 3here te tjera dhe i shkeputa lidhjet me te per nje muaj,kur e mar mbas nje muaji per ta uruar per dtl (me privat ) nuk kisha guxim ti flisja ,me thot jet e di qe je ti ,me fol kam sh nevoje te te degjoj ,dhe me therret ne emer ,nuk durova dhe i fola ,dhe nga ajo dite dilnim dhe filluam nje lidhje ,mbas 6muajsh meqe njihej me familjen time kerkoi doren time ,me pak veshtiresi (prej nje muaji) ne u fejuam ,jemi bashke dhe akoma vazhdon te me doje si me perpara ,tashme bejme 4 vite bashke
Mirembrema! Propozimi im ka qene po aq i embel,sa edhe lidhja ime...me nje pako cokollatash Raffaelo. Brenda njeres prej cokollatave,kishte futur unazen dhe shyqyr zotit qe unaza nuk perfundoi ne stomakun tim! Do ta ruaj si nje nga kujtimet me te bukura te jetes sime! Bye bye!
Anabel pershendetje. Do te doja te mbetesha anonim. Kto historit e dashuris me pelqejn sh. Imja qesht sh e cuditshme saqe sh pak do besonin dashurin qe kishte ne te. Para 5 vjetesh rastesi nje mike me flet per shokun e bashkeshortit te saj ai na kishte par rastesi dhe I ishte fixuar serioziteti im. Un kam qen si tip sh e terhequr kundrejt meshkujve qe nuk shpuesha per sh aftesi ne kte fush. E direkt I them jo. Ndersa ishim ne kafe kalon nje djal pak me I madh ne mosh se un. E me sheh me kte shoqen (ishte ai) direkt me ra ne sy menyra e te parit. Wow skishte ndonje bukuri nga ato qe te rrezonin pertok por ate shikim e kam ne memorje edhe sot. Ok ndahem me kte miken dhe ne rrug gjoja ishte rastesi shkembehemi e me pershendet. I murmuris nje pershendetje te that e ikim gjithsecili ne pun te vet. Por aq fixim me ngeli sa nuk kishte dit mos ta mendoja. Pas disa javesh me telefinon. Kishte ikur jasht shtetit. Kjo me erdhi ne ndihm pasi perball nuk mundja te thoja gjys fjale. E vazhduan bisedat ne telefon saqe I bem miq(sic e quaja un) por ai me kundershtonte gjithmon ne kte pjes. Fati I keq I joni qe per dicka jo te ligjshme qe kish ber I duhej te vuante denimin per nje vit e pak muaj. E gjetem serisht mundesin e komunikimit me letra. Ishte nje nga gjerat me emocionuese qe kam provuar. Sdi pse dashuria dhe keqardhia mu ben bashk dhe I shkruaja thuajse cdo dite ne menyr qe tja zbukuroja ditet mos ti kshte monotone. Por kjo smund te zgjaste shum. Kontaktet vizuale kishnin qent te pakta. Dhe pavaresisht ndjenjes arsyeja te thot shiko se po ecen paksa sh. Dhe pas disa muajsh shkepus kontaktet. E doja e ndjeja shpirtin binjak aq mir me bente te dnjehesha sa nuk mund ta pershkruaj me fjal. Vitet kalojn dhe asnje haber nga njeri tjetri. Shkeputem nga qyteti I njohjes dhe vendosem me studime ne nje qytet tjeter. 22 vjece isha dhe e kisha mposhtur pak ate iluzionin se ai do te ishte I imi. Nderkoh ai ishte rikthyer dhe kishte kthyer gjith boten permbys per tme rigjetur dhe ndodh. Papritur ne nje nga ato ditet e mia te merzitshme e monotone shikoj ndjej te njejtet sy qe me ndiqnin. Wow mu drodh I gjith trupi. Ishte e pamundur. Askush sishte fixuar kaq sh pas meje. Nuk e dhash veten sdoja te dorezohesha te ajo ndjenja platonike. Kisha frik mos ishte gabim. Por ai u tregua I palodhur tme bindte qe dhe ai keshtu ndjehej. Sa bukur ishte kur e degjova se me donte ne te njejten forc ashtu si un por qe sja kisha shprehur kurr. Sot un jam 27 dhe kemi nje familje te mrekullueshme bashk dhe un nuk rresht cdo sekond se theni sa sh e dua sepse dua te rikuperoj ato vite qe smundja tja thoja! Flm zot qe me lumturove
U njohem rastesisht ne mensen e universitetit perpara qofteve qe piqeshin ne zgare. Me vjen keq nese ju zhgenjeva me kete njohje aspak romantike por eshte e verteta. Per mua qe dashuri me shikim te pare, qe ne ate moment e kuptova qe ai ishte i duhuri, ishte i imi. Me pelqente fakti qe me bente pyetje por mbi te gjitha me degjonte pa i hedhur syte nga dekolteja apo nga prapanica. Pas 10 minutash qoftet u bene gati dhe u pershendetem. Dija vetem emrin e tij dhe fakultetin dhe per dy jave rresht me mbine qoftet ne bark se ngela duke mbajtur radhen duke pritur qe te shfaqej perseri, por hic. Siç duket kishte kaluar nga sektori i pizzave. Ditet kalonin dhe kujtimi i fytyres se tij po zbehej gjithnje e me shume saqe kisha frike se po ta takoja perseri nuk do ta njihja me. Por truri ben çudira, jo vetem qe i mbaja mend fytyren, por kisha memorizuar edhe prerjen e flokeve saqe pas dy javesh e kam njohur nga kurrizi. Aty bertita "E gjeta!" dhe vendosa qe kesaj radhe nuk do ta kisha lene te me humbiste perseri. Ne momentin qe e pashe per te dyten here isha me nje shoqe qe ishte komplet e kunderta ime ne paraqitje por njelloj e lezetshme. I hedh gurin per te pare edhe nese ishte tip i zgjuar, i them "Ka ndonje bar ketu afer?". Ishte i zgjuar! Tha "Posi, po deshe shkojme pijme nje kafe". Si çdo vajze e mbare mora edhe shoqen me vete se perndyshe ia bente muuuu qe me pelqente. Pas nja nje ore muhabet u largova per pak sekonda nga tavolina dhe kur kthehem shikoj tek gajaseshin te dy. MOOOOSSS thathe, bera autogol. Prite kur ti kerkoje numrin kesaj dhe une budallaqja e hengra. Shyqyr zotit ndodhi e kunderta, dolem perseri sebashku dhe qe nga dalja e pare nuk u ndame me. Kjo ndodhi para 9 vjetesh....
historia ime esht e thjesht. mendoj se ishte dashuri me shikim te pare. un studente ai nga ata djemt qe vin nga jasht per pushime duke dal me shqiptare se i ishin merzitur kto te huajat u pam aty posht pallatit me ndaloi kur vajta te merja buken. e vecanta e lidhjes son ishte qe u njohem ne shqiperi ishim shqiptar dhe flisnim anglisht. kshu me foli qe me beri te ktheja koken "can I take you for a coffe" me tha dhe un qe u habita nga na doli ky anglezi e nejse nk ikte zotria po ms ti jepja un nr ja dhash si perfundim se filloj e coj pallatin ne kemb. Me mori ne tel mbas nj ore dhe me tha sa koh te duhet te behesh gati te dalim te pim dicka? ajo nate ishte e paharrueshme, nj shi i tmerrshem por i bukur, ai i sjellshem i edukuar xhenti ehh princi i kalter ate nat vrapuam neper shi dhe me tha qe skishte njohur kurr dike si un pas 3or bisede qe bem... ditet ne vazhdim ishin kshu deri sa nj nat u ngrit nga krevati mu ul ne gjunj dhe me tha "do you want to marry me?" dhe un qe fluturovaaa ai ishte i duhuri. pranova u fejuam dhe jemi te lumtur. vetem se ai esht ne Londer dhe un jam ne Shqiperi tani! rroft skype e kto tjerat thuaj :))) but at least I got my love
Pérshèndetje Anabel!! Do m pèlqente ta publikoje dhe historin time. Unè jam martuar me mbleséri t themi. Mamat tona njiheshin,dhe njè dit t bukur vendosèn t na prezantonìn. Ishim shum t vegjèl ai 23 un n vit t 2 gjimnaz pra 16. Atje ku u takuam,na lan pak vetèm. Mbaj mènd qè nuk kemi biseduar fare,thjesht shkèmbenim ndo1 shikim. Dhe un si e pèrgatitur qè isha,qè do m pyeste ai,nè fund i them:po ti qenke shum i urt ore!!,qeshi dhe smè tha gjè. Me kèmguljen e mamit t tij kèmbyem nr e telefonit. Si fillim kaq. Mè mori t nsrmen n tel,dhe un ja kthej disa or m von. Patèm 1 takim pas 3 ditsh,po vtm se ne tak te shpia e tij,se un babin n itali,dhe dilnin llafe. Filluam tja fitonim njèri tjetrit zemrèn. Pastaj telefonata pa fund,sms t bukura. Takoheshim 1her n jav, dhe ajo jav na dukej, muaj. Dashurìa jon,sa vinte dhe ritej. Pas 3 muaj u fejuam. Tani kemi 5vjet martuar dhe ZOTI na ka bekuar me njè vajz,t cìlèn jewi me shum fat,qè e kemi. Ajo èsht 4vjece tani,ésht fryt i bukur i Dashuris ton. Anonim t lutem.
Pershendetje anabel! Kete histori po e rrefej nga nje tjeter fb qe nuk eshte e imja, kjo per arsyen e thjesht qe e kam mbyllur timin! Pasi me rastisi qe pashe kete teme interesante mendja menjehere me shkoi tek historia ime e dashurise! Ishte vera e disa viteve me pare e 2008,ku si cdo vit shkoja me pushime ne jug te shqiperise me familjen dhe shoqerine ne te njejten kohe! Ne fakt ate vit ishim ne vlore, por ditet e fundit na ftuan disa miqte tane te kalonim ditet e fundit te pushimeve me ta ne sarande! Un dhe motra ishim me shume se te lumtura! Shoqet tona kishin dite qe na tregonin per disa djem shume te pashem , qe kishin terhequr vemendjen e tyre.. E ne vecanti njeri prej tyre! Kjo qe nje histori e pervitshme plazhi ku si cdo adoleshente ishim ne kerkim te atij bukuroshi qe do bente me interesante pushimet tona , por vetem kaq! Pasi shkojme atje..vajzat me tregojne per kete bukuroshin brun qe kishin kohe qe me flisnin! Ishtr me te vertete me teper se i pamshem! E veshtroja ne heshtje duke mos kerkuar vemendjen e tij! Nderkohe njera prej shoqeve te mia ishte fiksuar keq me te! Pas disa shkembime shikimesh rastisim nje nate prane njeri tj. Ai ishte vetem e une me shoqen time! Asaj i qe ngulitur ne mendje qe nk kthehej ne tirane nese nuk ja mesonte emrin! Keshtu ndodhi ,e mori vesh emrin e tij ne menyren me naive te mundshmr, duke e pyetur vete !! E ai ja tha duke buzeqeshur pasi e kuptoi qellimim e saj te vertete.. Nderkoh une isha ne siklet e nuk ju afrova prane kur shoqja ime shkoi ta pyeste per emrin! Ai e vuri re kete dhe filloi te hidhte fjale ngacmuese qe zgjojne te ne ato endrrat e moshes! Qe prej asaj nate nuk u pame me! E dija nje gje te tille sepse un mendoja se ai jetonte larg shqipeise dhe madje se ishte i lidhur se e shihja te shoqeruar me nje vajze! Por ishte sh i bukur dhe nuk me hiqeshin nga mendja ato dit ! E mendoja shume , madje dhe d kerkuam neper rrjetet sociale por se gjeta kurre! Pas gati nje vit gjate nje bisede me nje mikun tim, krejt rastesisht ne mhb e siper me flet per nje shokun e tij dhe une kerkova te ma tregonte ne fb! Ishte djali i plazhitt! Kam bertitur me sa kisha fuqi duke bere qesharaken! Por isha e lumtur! Kete ja tregoj dhe shoqes time e cila nuk priti asnje cast dhe menjehere i dergoj ftese ne fb! Un nuk doja! Aq me teler kur e mira vesh qe ishte i lidhur, dhe pse nje ludhje e parendedishme. Pasi ky shoku jon i pervashket i tregon per ne, ato gocat qe e pyeten per emrin mua me vjen nje ftes prej tij! Nuk folem per nje kohe tr gjate! Me dukej mendjemadh dhe kurre nuk u perpoqa per dicka qe se kisha menduar.. Por ai filloi te me fliste dite pas dite ne te njejten ore per disa ore rresht! Tashme biseda jone ne fb ishte bere racion! E mua mr dukej sikur ai kishte ndonje kompromis ndaj meje! Bisedat tona skishin fund , me terhiqte aq shume! Pas nje muaji shkembyem numrat e tel dhe me shkruante sms me te bukura qe kisha marre ndonjeher! Gjithsesi kisha dyshinet e mia, nje djal kaq i pashem dhe i kerkuar pse duhet ta kete marre kaq seriozisht me mua? Nje vajze me pak eksperienca.. Gjithsesi e mora persiper pasojat e ketij pasioni! U takuan per here te pare diku ne nje kafe e ne tirane dhe diten tjeter ne nje date shum te bukur u lidhem ! Kane kaluar gati 5 vjen prej asaj dite dhe duhemi si te cmendur! Dhe nese ka dicka qe un e di me siguri eshte se asnje mashkull nuk do me doje me shume se ai! Eshte me shume se perfekt!
Dashuria eshte e bukur per aq sa zgjat! Edhe une kam patur nje histori shume te bukur dashurie nga mosha 17 vjece e deri para dy vitesh . U njoha me djalin ne rruget e qytetit teksa kthehesha nga shkolla ,e njihja ishte tipiku djali i famshen qe e njohin te gjithe per ate qe ka ,duke patur parasysh qe gjithmone shkoja kunder rrymes nuk e pranoj. Ka qene stres per 6muaj ky njeri nuk me eshte ndare nje dite ,ne shkolle,ne shtepi ,muzike ne makine poshte ballkonit e cte te them ,si perfundim thashe po ja jap nje mundesi.Ishte cdo gje fantastike ,ai ishte krejt e kunderta e asaj qe e njihnin njerezit.Pas nje viti une u largova per te vazhduar studimet jashte dhe ne e mbajtem lidhjen tone ,flisnim shume shpesh ,takoheshim shpesh pasi ishte mire ekonomikisht.surpriza me e bukur ka qene ne diten e ditlindjes time .Nje mbemje me pare ne bejme nje debat dhe u inatosem shume .Gjithe diten prita te me uronte e asgje.Mbremjen e ditlindjes vellai im qe jetonte me mua me thote eja se do hajme jashte ,ashtu gjithe padeshire cohem dhe dal .Arrij ne restorant dhe cte shoh nje buqete e madhe me lule dhe fotot tona ne ekran te madh e ai qe vjen dhe me thote gezuar ditlindjen Ka qene dite e paharrueshme.Sot nuk jemi me bashke por ruajme respektin per njeri tjetrin Disa gjera,njerez,vende nuk harrohen kurre Faleminderit (ruaj anonimatin) Te pershendes
Eshte e cuditshme por e vertete ne te dy jemi njohur ne fb! Ai jetonte ne Itali ndersa une ketu ne Tr. Kishim shoke te perbashket dhe ishim te dy ne nje grup ku postonim kenge te ndryshme dhe biseda e pare ka qene kur vume re qe kishim te njejtat gusto. Kur me pershendeti me kengen "Il spectacolo piu grande dopo il Big Bang" nuk durova dot me dhe i shkruajta! Filluam te njiheshim,kishim goxha te perbashketa dhe pasi kaluan ca muaj fillova te ndjeja per te, edhe ai per mua. Nuk rrija dot pa folur me te, me mungonte dhe pse se kisha takuar ndonjehere, pyesnim miqte tane per njeri-tjetrin sepse ishim shume kurioze! Ai me kishte thene qe do vinte ketu gjate veres dhe nje dite i them: "Do te doja te ishe ketu edhe ne dimer".Me tha "Kush te tha qe s'do jem?!" U gezova jashtemase! Vjen gushti dhe me thote qe nuk do flasim nja 4 dite por kur te flasim do jete shume bukur! Pas 4 ditesh erdhi ne Tr dhe jam surprizuar jo vetem qe erdhi por edhe se si kishte ardhur! Ai nuk i kishte thene asgje familjes se po t'u thoshte qe do linte jeten andej per te jetuar ketu nuk do e linin as nje minute! Kishte bere cdo gje gati dhe erdhi ketu me kembe! Me autostop-e.. Nga Italia deri ketu.. Mua kur ma tregoi nuk me besohej dhe me dukej tejmase romantike qe erdhi ketu dhe la cdo gje per mua, nderkohe qe nuk ishim takuar ndonjehere..Me tregoi sesi kishte hedhur gjithe leket ne kosh te plehrave me gjithe mbeturinat qe kishte ne cante , sesi bente "dush"ne det haha, sesi ecte me km te tera dhe kur lodhej vazhdonte te ecte nga entuziasmi qe do takoheshim, e me ne fund kur mberriti ne Shkoder e vrapoi qe te kapte autobuzin e fundit per ne Tr:) Ka qene aq bukur kur takoheshim perdite, flisnim e flisnim per ore te tera e njiheshim me shume me njeri tjetrin. (Me dukej vetja si Meg Rayan te U've got mail Ne fillim ka qene pak e veshtire, e filloi jeten nga e para..Por tani pas dy vite e ca jemi akoma bashke dhe me mbeshtetjen e te gjitheve..E dua pamase dhe e adhuroj!
Aaaaaaaa keto historite e dashurise sa te bukura. Dua dhe une te tregoj historine time te koheve moderne te facebookut. Edhe pse duket kohe e vone, ka ca vite qe ka nisur si histori, ne fillimet e fb. Ne shumicen e kohes une e hapja fb nga telefoni (jo smartphone), kur me vjen nje friend request me nje emer shume te zakonshem cuni, gje qe nuk me terhoqi vemendjen dhe e lash pezull ta shihja kur te hyja ne pc. Dhe keshtu, hyra ne pc kur cte shoh, ne foton e profilit kishte dal me nje super makine, gje qe nuk me terhoqi fare. Mendova: tip gangsterri qe nje zot e di me ca merret, ose tip qe do te shesi mend me makine qe rrezik se ka as te veten. Pfffff... Po do ti qe duke i par fotot e tjera (jo me makina) sec me grricte nje gje perbrenda, nje kureshtje qe me shtyu me force drejt se panjohures se rrezikshme (per shkak te opinionit fillestar). Dhe keshtu e pranova dhe mezi po prisja te me shkruante. Kur nuk kalon ora dhe vjen nje "Hi" ne inbox. Aty filloi cdo gje, me grricte cdo dite dhe me shume dicka perbrenda, ndoshta dhe nga fakti se ai nuk fliste shume per veten dhe gjerat qe e rrethonin (tema e pare e bisedes ka qene horoskopi, qe nje Zot e di nga e bitisem). Keshtu shkembyem numrat dhe ne momentin qe vendosem te takoheshim ai duhet te ikte jasht shtetit, dhe nuk me dha asnje sqarim per arsyen asokohe, gje qe me intrigonte akoma me shume. Kur ishte andej per 3-4 dite shkruanim thuajse 20 ore pa nderprerje. Pasi kthehet erdhi momenti shume pritur i takimit, dite me shiiii (e dashurojme shiun te dy), dite qe shkoi shume mire dhe u mbyll me nje perqafim qe me mbushi shpirtin. Te nesermen perseri u takuam, dhe erdhi puthjaaa, oooooohhhhh edhe tani dridhem kur e kujtoj, sa sme ra tavani mbi koke. Pas ketij takimi, ne mbremje, erdhi ajo qe as nuk e coja kurre ne mendje ne ato momente. Nje mesazh nga ai: "Nuk mund te vazhdoj kete lidhje me ty, me fal!" Aty mu mblodh nje gje ne gryk qe cte te them, nuk e doja me veten. Une ajo goca e forte, qe i beja "zap" gjith meshkujt qe me ngacmonin, qe sme pelqente kollaj ndonje tip, u marrosa pas nje figure imagjinare qe ekzistonte vetem ne mendjen time!! Po nuk mund ta lija me kaq, kembengula per sqarime perse vendosi keshtu, dhe si perfundim vazhduam me lidhjen, po shume vaket. Nga 20 ore ne dite chat shkembenim vetem 2-3 mesazhe. Lidhje idiote!! Me shkruante nje "miremengjes" ne 4 te pasdites pas 583965 mesazheve te mia gjate gjithe dites (se per tu takuar me kismet). Kishte dite qe shkonim shume mire, por kishte dhe nga ato dite qe me vinte ti shkoja kudo te ishte dhe ta zhdepja ne drru. Dhe keshtu me plus/minuse e shtym nja 5 muaj, derisa me kerkoi ndarje perfundimisht dhe ta respektoja vendimin e tij. Keshtu bera, e respektova, pavaresisht se e kisha jashtzakonisht shume te veshtire. Kalova periudhen me te veshtire ndonjeher ato 2 muaj pas ndarjes. Edhe pse nuk zgjati shume si lidhje, une kisha ren ne dashuri. U perpoqa te dilja me djem te tjere sa per muhabet, te nderroja ambjent nga shoqet qe vetem me thonin "sa mire qe u ndave se nuk ka vlente". Dhe keshtu njoha nje djal tjeter qe me pelqente goxha, dhe fillova nje lidhje me te 8 muaj pas ndarjes. Po ketu filloi serish agonia, endrra te cmendura nat per nat me dashurine e jetes time. U bera dhe shume merak se mendoja mos i ka ndodhur gje. Ndaj vendos ti shkruaj vetem nje "si je?". Oooooooooohhh ja ku filluan fluturat ne bark perseri. Ndahem nga ajo lidhja e sapo nisur dhe filloj nje histori nga fillimi dhe kete rradh shume te bukur me djalin gangsta te facebookut. Tashme ai eshte marrezisht i dashuruar pas meje. Lidhjen e kemi bere publike dhe me familjet dhe kur te vije situata e duhur do fejohemi. Kemi 2 vjet pas rikthimit bashk, qe me zgjon ai cdo mengjes, ne telefon ose kur flem bashke, dhe sot jam une ajo qe ndonjehere i coj "miremengjes" ne 4 te pasdites, per shaka dhe per ta bere te kuptoje se cfare kam ndjere une asohoke.
Dashuria jone eshte telenovele, kemi kaluar gjithcka dhe asgje ne te njejten kohe . Gjithcka lindi nga nje shikim, kot nuk thone, se ne qoftese sheh dike ne sy per me shume se 2minuta, e ke "ngrene" . Por ajo qe me beri me shume pershtypje, ishte buzeqeshja e saj. Asaj i qeshnin buzet e bashke me buzet dhe syte. te gjithe e tregonin si vajzen me moskokcarse dhe me indiferente, por jo sishte keshtu. Ajo dallohej qe dicka ndjente, sapo shkembenim nje shikim edhe 2sekonda, pasi ulte koken dhe shpejtonte hapat , pervec faktit qe ne fytyre behej prush.Eshte nga ato femra qe cdokush deshiron ti kete prane, nga ato femra qe presin dhe enderrojne princin e kalter, nga ato ferma qe sbehen dy, edhe ajo nje eshte e imja. Mundimin per te then dicka e mori ajo vete, pasi une nuk mundja se shoku im kishte vite qe e gacmonte edhe pse ajo kurre si ishte pergjigjur, pervecse injorimeve. Ne nje link ne facebook, kishte shperndar dicka ne lidhje me nje like; nje te kam xhan. Pas dy oresh pritjesh me vjen nje sms. Te dua shume! E dija e dija qe ndjente e kisha kuptuar me kohe, nuk i ktheva pergjigje, por dola nga shpia me nje fryme per nga lagja e saj, e dija qe ne ate ore shkonte te ndihmonte te emen ne dyqan, dhe aty e gjeta, me pa dhe ne te mijten e sekondes hyri brenda. Ate dite kam pritur 7 ore qe ajo te dilte te pakten dhe nje sekonde, por jo eshte shume kryenece. Me pas marr mundimin ti shkruaj ne fcb, qe te dilte vetem nje sekonde, por cte shoh fcb e mbylli. Pas 4 muajsh rendje pas saj, rastesish takohemi ne Tirane aty ku morem dhe puthjen e pare, ajo dhe une. Sot bejm fiks 5 vjet te lidhur, por per fat te keq jemi "grindur" . Kam menduar qe pas nje muaj ne daten e puthjes sone te pare ti propozoj martes edhe pse prinderit e saj nuk me duan, une perseri do e rrembej. E dua si dreqi!
E njova zemren time ne gjimnaz. U pelqyem qe ne ditet e para. Ai ishte nje nga ata djemte e edukuar qe ge tregonte pelqimin me sy dhe xheste te kujdesshme sepse fjalet dhe ngacmimet i konsideronte si ofendim duke qene se nuk ishte i sigurt per ndjenjat e mia. Isha e vogel dhe u friksova, e mendova dicka te moshes sic na ndodh shpesh ne ate kohe, nje pelqim kalimtar ndaj nuk i kushtova rendesi dhe nuk e dhashe veten pasi nuk doja te gaboja. Vinim te dy nga familje me zenka dhe probleme dhe me kalimin e kohes gjetem mbeshtetje te njeri tjetri. Ne fillim ishte shok i ngushte, vella, degjues e pastaj me shume mund u be i dashuri im. Dilemat e mia filluan tek gjendja e tij ekonomike. Une isha nje nga ato zonjushat qe familja me plotsonte cdo gje por prap kisha ngelur e thjesht, ne veshje dhe sjellje. Por isha mesuar qe kur dilja te mos e vrisja kurre mendjen se sa harxhoja. Ndrryshe nga ai, ishte i shtrrenguar dhe kursimtar. Kursente qindarkat dhe i harxhonte me mua. Jo se nuk donte te harxhonte por sepse nuk kishte. Dashuria per te ishte shume madhe. Nuk me bente pershtypje se porosisja vetem kafe ose se shume here ja merja faturen nga duart. E kishte vendosuar te lidhte jeten me mua. Sapo te mbaronim gjimnazin. Nderkohe shoqet me thonin ta lija sepse nuk ishte ne lartsine time dhe nuk besonin se do te arrinte dicka ne jete. Nderkohe e dija qe dhe familja ime kishte kerkesa te larta per mua dhe nuk dihej akoma nese do e mbraronte universitetin apo jo. Nga ana tjeter e dija tipin tim, doja te kisha gjithcka qe doja. Doja qe neser femijve te mi tja plotsoja cdo deshir ashtu sic isha rritur vete. Nuk me pelqente qe nje dite te fajsoja ate per jeten e keqe, per shqetsimet dhe hallet qe te sjell mungesa e lekve. E doja shume per te menduar se nje dite mund ta urreja. Me linden dilema, sidomos kur me thonin se e kisha gabim qe i besoja se do behej dikushi. Ne ato 3 vjet lidhje gjimnazi nuk mora asnje dhurat nga ai, ndrryshe nga c'isha mesuar. Nuk kishte me rendsi per mua. Me mjaftonte ai, ndjenjat dhe dashuria qe ndanim. Kur i bleja ndonje dhurat e pranonte me zor. Me vinte turp dhe nga shoqet qe per ditlindje me pyesnin se cfar me bleu dhe ju thoja asgje. Me nxisnin ta lija. Gjithsesi vendosa te luftoj. Nuk e hodha kurre poshte. Pas gjimnazit bera nja lufte te vertete me familjen per tu fejuar me te. Te gjitha mendonin se gabova. Se me kishin rritur me te gjitha te mirat dhe tani do vuaja per buk ne fund te muajit. U vendosem ne tirane, mua me dergonte para babi ndersa ai e mbante vete veten duke punuar. Nuk pranoi kurre asnje qindark prej meje. I mbaj mend akoma ato mbremje kur gatuaja vetem supe sepse nuk na dilnin leket. Prindrit me thoshim te shkoja tek ata dhe ta harroja. S'kisha pse vuaja me. Por nuk e lashe vetem. Ndonjehere me barkun bosh dhe e lodhur me mjaftonin vetem krahet e tij per te harruar cdo vuajtje. Mezor i kemi shtyre vitet e universitetit. I eci fati. U deshen disa vite por tani eshte nje biznesmen i zoti. Mua nuk me le te punoj, do te me shlyej ata 5 vite qe vuajta dhe nuk me plotsonte asgje. U tregova te gjithve se u gabuan me ne, u shpejtuan. Ne ia dolem. Vuajta pak dhe luftova shum. Por arrita te ve dashurin mbi gjithcka. Kam ate dhe me mjafton. Tani kemi nje jete te rehatshme. Cdo te diel darkojme jashte dhe me sjell nje dhurat te re (pa permendu gjerat qe me blen vazhdimisht) me thote se do shlyej cdo ditlindje dhe pervjetor qe ka ardhur tek une duarbosh. Ndersa une jam prap ajo vajza e thjeshte. Dhe te them te drejten me mjafton ai. U bem 3 vjet te martuar dhe akoma e dua si diten e pare. Do kisha duruar jo vetem 5 vjet por edhe 50 vetem per ta pasur prane ate djale te mrekullueshem. Tani presim te na bekoje zoti me nje femij. Desha vetem te ju them ju vajzave sidomos, mjaft hodhet dashurine poshte per bizhu dhe makina te shtrenjta, drreka dhe darka, pushime jashte. Nje dite do ndjeheni nje sherbetore e rendomte, nje zbukurim ne sallonin e shtepis kur bukuria dhe bashke me te adhurimi i tij tju lere. Nuk do e ndjeni kurre dashurine e vertete, faktin se jeni qendra e botes per dike tjeter. Mjaft pate portofolin dhe anen materiale. Vraponi pas dashurise, vuani mungesen e rehatis dhe luksit, por jo mungesen e ndjenjes. Nuk ka kuptim nje jete e kaluar pa dashuri. Do vi nje dite qe fustanet dhe makinat do ju shpifen, do e ndrronit gjithcka per nje perkedhelje te ngrohte. Boshti i botes eshte dashuria, jo paraja. Vendosni zemren ne fillim dhe rendni pas saj. Respekt per ato vajza qe luftojne per dashurine.
Ne rastin tim, propozimin e lidhjes ne te cilen ndodhem aktualisht e kam bere une. Nuk po jap detaje te shumta paraprake se eshte histori. Te dy ishim thjesht miq. Ai me shoqeronte gjithnje kur kthehesha nga puna per ne shtepi. Benim xhiro derisa lodheshim sepse na pelqente thjesht te ishim "ne levizje", por edhe pse ne nje makine gjithe kohes bashke, nk para shkembenim llafe. Ai mbante nje qendrim te caktuar, une po ashtu. Po kohet e fundit, mua filloi te me kapte fiksimi! U fiksova fare. Keshtu qe, duke e ditur se ai nk do e merrte hapin e pare, atehere e mora une. E dija qe i pelqeja gjithsessi, edhe pse askush nga te dy nk e ulte hunden. Ishte vone. Duke levizur me makine, te dy dukej qe kishim deshire te benim xhiro perreth metropolit tone te dashur qe eshte interesant naten kur nk ka kembe robi. Po ecnim e nderkohe hapim nje bisede interesante...derisa une gjeta nje moment te duhur dhe ia thashe: "E di? Duke bere sex para nje jave, te mendova ty realisht..." Ai qe u shokua dhe ne nje moment nk po besonte cfare dreqin po thosha dhe as qe nk e priste prej meje, me thote: "E pse ma thua ti kete?" Une: "Huh, thjesht e thashe...kshu kot!" Ai: "Si kot?! Ti ma thua se ka dicka ketu?!!!" Une: "Harroje. Lere fare. Zere se nk e thashe!" Pooor jooo! Plasi debati etj etj. U verdallosem gjithe naten derisa te zgjidhnim kete ceshtje te rendesishme shteterore. E ne fakt kishim shkuar larg kryeqytetit si pa e kuptuar, ndaluam, tentonte te me puthte, nk doja ta lija. Nje moment i them: "Me co ne shtepi! Mjaft! Ta thashe kot! Ia futa kot!" Realisht sa per sqarim, nk ia kisha futur kot, por thjesht nk doja me asgje, kisha pak frike, e doja edhe te beja interesanten. ...u futem ne makine edhe i thashe: "Ok, lerme te te puth te faaa......" ...u puthem e vetem kaq. Urgjent doja te kthehesha ne shtepi. Edhe pse i ngrita shume presionin e gjakut, doja te ikja n shtepi. Ai si njeri i sjellshem nk e zgjati dhe me la aty. Pastaj ishte takimi i se nesermes i cili pastaj eshte histori. Po ideja eshte qe propozimi im, eshte nder me idiotet! E kisha idene se do ish vetem flirt mes nesh, por ja ku jemi bashke akoma...e te lumtur. Peace and love
Pershendetje dalina .nuk e mora vesh mire temen e sotme po pashe qe po poston histori dashurish me fund t lumtur e ato me fund jo dhe aq te lumtur... une qe po t shkruaj jam nje djal 22 vjec ... dua t t tregoj per dashurine time te pare. Nisi kur isha vit te 16 vjc deri para pak muajsh .. ishte dicka magjike .. e ksiha ne klase ne banke e kisha shoqe t ngusht para t gjithash .. e dija q me donte dhe e doja 99% po me munginte guxmi nga frika e atij 1% dyshim .. sepse kur e ke aq xhan nje person ke frik ta humbesh . Me ne fund mora guximin e putha .. ishte dicka magjike .. me ne fund u lidha me vajzen e endrave po pas gjimnazit shkova me shkoll jasht .. vazhdoi 3 vjet deri sa nje sherr i prishi t gjitha .. ne qe ishim t pandar ne cdo gje .. qe kush na shifte na kish zili .. qe kuptoheshim pa fol fare .. zerin e saj q per 5 vjet e degjoja perdite taninme mungin me shume nga cdo gje .. e qeshura .. aventurat .. se di pse gjerat shkuan keq .. ndishta shprehja larg syrit larg zemres esh e vertet .. ndoshta duke u rritur ndryshojn e ndjenjat e gjimanzit .. gjithsesi ishte gjeja me e bukur per aq sa zgjati ... dashuria eshte vertet nje ndjenje superiore .. kusj e ka provuar dashurine .. ate te pastren jo ate te interesit do ta kuptoj
Isha e lidhur para 5 vjetesh me nje djale qe e doja shume.Kemi kaluar cdo gje bashke e doja pa mase dhe gjithashtu me donte,por sndodhi pergjithmone pasi fati kish shkruar per ne te dy qe mos te ishim bashke pergjithmone sic e kishim enderruar,nejse nje dite te bukur vere shkoj ne plazh me mamin e tij dhe me vellain e tij te vogel,majtas shezllonit tim kisha nje trum me cuna qe pinin birra e qeshnin me njer tjetrin,me bezdisi ky fakt dhe i kthej kurrizin,pas pak cohem per tu lare dhe shoh qe pas meje por ne distance vjen nje nga cunat qe ishte ngjit shezllonit,nejse pa u shqetesuar lahem dhe dal ne breg ai rrinte aty ne kembe e veshtronte bregun,u afrua pak dhe me tha shko pak me larg nga ketu te them dicka,dhe une qe e pash nje here dhe qesha me ironi,nejse vazhdova rrugen time,ai u fut per tu lare dhe doli perseri dhe edhi aty prane,jooo une srrija dot pa e pare sedi as vet se ckisha pasi te gjith cunat ngacmojne,por sisha ndjer sic u ndjeva nga ai, nejse ai u mundua te me gjente emrin dhe ia doli mbane e gjeti,po si do thoni ju fare lehte,ruajti kunatin qe sishte me shume se 9 vjec dhe e pyeti per emrin dhe mbiemrin,dhe ai i kish treguar kalama mo,pas disa ditesh shoh nje sms te qendisur paster e bukur ne fb dhe ne fund nje foton time dhe te atij ne breg te bere ne distance nga shoket e tij,ohh se keni idene si me zjuan fluturat ne stomak ,nejse e lexova dhe nuk i ktheva pergjigje,mbas disa ditesh erdhi nje sms tjtr,ku me thoshte ti do sdo do behesh imja. erdhen si erdhen punet marrdhenia ime me ishin u ftoh dhe arritem ne ndarje,mbas disa ditesh i shkruj djalit,dalim per kafe perseri per kafe e derisa u lidhem kur sot kemi 3 vjet bashke dhe duhemi me plot kuptimin e fjales.
Ai ja mori numrin tim te telefonit shoqes sone te perbashket dhe me kerkoi me nje mesazh te pinim nje kafe ndonje dite. E njihja vetem si pamje dhe nuk e di pse ne mendje kisha vetem JO .Pranova..vetem se i thashe per te nesermen NE OREN 1 FIKS. Erdhi ora 1 e te nesermes, thashe te vonohesha pak te beja interesanten kur me vjen nje mesazh : ORA 1. Ndenja dhe pak vjen mesazhi tjeter ORA 1 KALOI, KU JE ? U nisa me vrap per tek dera e shkolles ku e kishim lene, nuk ishte gjekundi. Iku. Zemra filloi te me rrihte si e shkalluar, thashe e humba pa e njohur, fillova te ndihesha keq, thua kishte kaluar 1 vit jo 10 minuta ?! Vetem kur e shikoj ne horizont..e njihja te ecuren e tij, nuk mund te gabohesha, ishte ai duke ikur. E marr ne telefon shume here deri sa e shoh qe kthehet dhe shkulem duke ja bere me dore .Vjen drejt meje dhe sot e kesaj dite qe kane kaluar pese vite me te me dridhen kembet kur e kujtoj si moment.Vetem pas shume kohesh me ka thene qe mendoi se une isha tallur me te ate dite, se i kisha thene ne oren 1 fiks qe te gjeja nje menyre per mos ta takuar po te vonohej..dhe se ne qofte se do isha vonuar edhe pak nuk do me kishte pare me. "Ndonjehere eshte e shkruar"
Pershendetje Anabel! Historia ime e dashurise ka nisur ne diten e pare te universitetit per mua dhe diten e ditelindjes time. Kur shkojme ne vitin e pare te universitetit cdo djale i viteve me te larta kane tendencen te shikojne vitet e para. Ashtu ndodhi edhe me mua , njoha shume njerez ne vitin e pare te shkolles nder keto eshte edhe i dashuri im. Ne fillim e kisha shume bezdi si person sepse menyra sesi donte te hynte ne muhabet sme pelqente dhe kishte qejf pak te hidhte fjalet ne nje menyre qe mua sme pelqente. Patem disa kontakte ne rrjetet sociale por jo ndonje gje e madhe. Nje dite me kerkoi te dilnim dhe ok pranova. Sjellja e tij sme pelqeu fare u tregua shume femije sepse qe ne takimin e pare tentoi te me puthte. Dhe per disa muaj te tjere nuk flisnim. Nuk e di se cfare ndodhi kur disa muaj perpara se te mbaronte viti shkollor vazhduam flisnim me shpesh dhe kisha simpati per kete njeri tani, deri ne momentin qe u lidhem me njeri tjetrin dhe kemi 3 vite bashke. Pavarsisht se lidhja ka uljet dhe ngritjet e veta ne shkojme shume mire me njeri tjetrin e respektojme edhe e duam. Dhe pse jemi perballur me nje distance kohet e fundit , perseri po luftojme qe te jemi bashke. Ju uroj te gjithe lexuesve te gjeni personin e duhur dhe ruajeni si thesarin me te cmuar ate sepse nje here vjen ne jete!
Meqe u be puna keshtu po e dergoj dhe une timen. . Kur isha me plazh para 4 vitesh takojme nje shok te babit me gruan dhe djalin e tij. Une isha 21 vazhdoja mjeksi ne it. Nuk kisha patur te dashur asnjehere deri ne ate kohe. Kisha lexuar shume romane pastaj kisha historine e prinderve te mi qe me thonte qe asnje nga keto qe takoja nuk ishte i duhuri, princi i kalter, muhabete kalamajsh me nje fjale se une mi gra kalama e quaja veten ne ate moshe. Kaluam 2 jave plazh me kete zotriun qe ishte 6 vjet me i madh si moshe po nga mendja ehe, dhe po mendoja seriozisht qe duhej me u bo lezbike se me cshifej perreth ....., cuni 27 vjec e te sillej si kalama hajt mo meshkuj rrace inferiore sido qe te jete puna Mami me babin tim se honepsin fare, ndersa prinderit e vet nje ngjyre u ikte e nje u vinte, ca veprime e sjellje idiote qe cte te them, opo ky nuk eshte keshtu tha nje dite e ema se di ce ka kapur, e se i ri eshte e ngushelloi mami po me vete thoshte mjere ti per ate cun. Mua zemra mal, ja cunat, ja ta kuptonin mire sa me fat jane qe me kane. Une me kete keshtu ne te rradhe pershendeteshim dhe ne asnje moment sme shkonte mendja per ndonje gje tjeter po meqe sjam tip i turpshem nje dite te bukur pas gati 10 dite njohje i thashe Mjere ajo qe do tmarri mor cun, me shaka kuptohet dhe ne nje moment ato syte e tij te bukur u erren ( Ishte shume i pashem meqe ra fjala) ai filloi te qeshtedhe e kaloi, Mezi me pershendeste ditet e mbetura dhe une se di pse po isha me nervat cope, isha gati te qaja. Diten e fundit une shkova te ndahesha me ta e ai ishte ne breg. Shkova dhe i kerkova falje, une kalamo jam i thash, ti mos ve re budallalliqet qe them. Ne ate moment ai me kapi fytyren ne duar, per disa sekonda syte tone u ndeshen dhe per aq pak kohe une dija qe ajo e mjera qe do ta merrte isha une. Ketu mbaroi e gjitha, as puthje as nr tel madje as adrese fb une skisha fb ne ate kohe jo per gje.. U nisa perseri ne shkolle e mbytur ne provime thash ok kaq ishte s'ishte me pak fjale.. Me dukej vetja idiote qe kisha menduar qe do kishte ndonje gje, Pas fiks 43 ditsh e gjej te dera shtepise duke me pritur. Ishte ulur te shkallet te dera kryesore dhe kur e pashe qe rrinte ashtu me koken ulur me erdhi per te qeshur e per te qare, Kur ngriti koken nuk kishte me vend per dyshime. Edhe keshtu une dhashe puthjen time te pare ne moshen 22 vjecare tek dera e shtepise. Te degjoje mamin e babin kur u thashe. Do jesh mjeke do takosh njerez te denje per ty thosh mami( ai ishte mjek gjithashtu po crendesi ka kjo), a je nterezi ti bertiste babi. Ka qene lufte me muaj te tere, nuk e fus une ate ne shtepi, ai shko me 100 do te te nxije jeten etj etj. U martuam veren tjeter dhe kam 4 vjet martuar dhe nje goce te sapo lindur qe ishalla behet e zgjuar si mami diten e dasmes babi i ka thene me merzite gocen ta keputa koken si te zogut, piseveng keshtu qe ky ska nga t'ia mbaje. A do zgjasi pergjithmone????? Nje moment me te eshte pergjithmone nuk kishte nevoje as per unaze as per martese per te ditur qe ne jemi nje trup e shpirt, Une e di qe per kedo eshte gjysma e tij atje jashte duhet vetem te dije te prese, kur ai vjen kuptohet menjehere(ose per nja 10 dite) sepse fillon te marresh fryme nepermjet tij.
prsh anabel....do doja dhe un t ndaja me ju historine time....filloi para kater vjetesh.....teksa un isha n gjimnaz dhe njoh nje cun t bkr por qe se duroja dot apo si ta them gjthm gjeja shkas per tu zene me te...ishim gjthm e kunderta e njeri tjetrit....por bisedat e gjata....edhe pse kundershtime ....na afronin me shume me njeri tjetrin...u beme shok dhe papritur ky cuni qe u be shoku im dhe qe i besoja cdo gje me shfaq ndjenjat e tij ...un smund ta pranoja nj gje te till gjthm kam qene e veshtir por zemra zbutet kur ndjen per dike.....pas 6 muajsh perfundojm te lidhur...ndjenim x njeri tjetrin ....se smund t themi per dashuri ne nje moshe te tille....ndiheshim mire ,cdo gje e kalonim bashke ,ishte cdo gje per mua....momentet e bkr jane pafund ...shume shpejt do shkonim ne universitet dhe kishim sh enderra bashke,donim te ishim ne dhe enderrat tona dhe asgje tjr....papritur ai humb nje person te dashur per te,nje familjar te tij dhe kjo ndodh n momentin qe publikohet lista e studenteve qe kane fituar shkollen e larte....cdo gje ngrin....cdo enderr e jona cdo plan u shkaterrua n 1 sekonde....ai me thote:smund te braktis familjen n nje momen t tille dhe une patjeter qe e kuptova edhe pse sdija si do ja dilja larg tij.......i premtova qe as largesia sdo na ndante...pas sh mundimesh marr surprizen me te bukur,ai erdhi ne shkolle ne te njejtin qytet...jemi ne universitet te dy,jemi drejt mbarimit....nuk themi se rruga jone ishte e lehte,jemi zene e dashuruar si te cmendur por jemi bashke.....ne smendojme me se sdo ndodhe neser,fatkeqsia qe i ndodhi atij me preku dhe ndikoi shume tek une....por ne do duhemi aq sa do mundemi.....ska pergjithmon sepse jetes si dihet asnjhere....ne dhe emrat i kemi ne te kundert...emri im mbrapsht eshte si emri i tij...polet e kundert terhiqen!!!!
Dëshiroj dhe unë të ndaj historinë time të dashurisë me ndjekësit e revistës sate virtuale. Historia ime filloi pas mbarimit të gjimnazit dhe fillimit të studimeve në Gjermani. Atëherë rrjetet sociale, veçanërisht facebook-u nuk ishte kaq dominues në jetët e njerëzve si është sot. Sigurisht që krijesa e Zuckerbergut ekzistonte në ato kohë. Unë e kisha një të tillë, roli i tij i papërfillshëm. Ishte koha e forumeve dhe chateve. Duke dashur të qëndroj në kontakt me aktualitetin shqiptar dhe herë-herë duke hulumtuar në net për çështje të caktuara, hasa në një forum shqiptar mjaft popullor për kohën. Në një farë mënyre, gjeta një copë të vogël Shqipërie në dhe të huaj, si i thonë. Një platformë virtuale që më mundësonte të diskutoja, shkëmbeja mendime me të tjerë shqiptarë jashtë vendit. Sigurisht që unë kisha një jetë përtej forumit, të mbushur e ngjeshur mirë madje. Edhe komunitet shqiptarësh njihja në vendin ku jetoja. E megjithatë impenjimet e përditshmërisë, degës shumë të vështirë që ndiqja, unë e gjeja kohën për diskutimet aty. Atëherë forumi ku bëja pjesë kishte shumë nivel, nënkuptoj këtu atë intelektual. Nga ato miqësitë virtuale që lindën aty, ishte dhe ai me një djalë në moshën time nga Tirana. Pas komunikimit me mesazhe private, shkëmbyem msn-të. Një vit komunikim. Mes nesh lindi një miqësi e lezetshme. Diskutonim edhe gjëra private, ndanim çdo detaj të rutinës, mund të flisnim për gjithçka, mund të flisnim edhe për asgjë. Gjatë këtij viti, asnjë prej nesh nuk shfaqi interes më shumë se shoqëror për tjetrin. Edhe pse Ai ishte goxha i pashëm, inteligjent akoma më shumë. Deri kur e vura re, se ai po binte brenda. M'u rrëfye. Kishte kohë që "ndjente" për mua. "Ndjente" sepse dashuritë platonike janë pjellë librash, sepse ndjenjat kërkojnë prekje, shikime të ndërsjellta, përjetime të tjetrit. Stimulimi intelektual i fillimit, kishte kaluar në nivele te tjera. Duke mos patur kurrfarë interesi, ne u treguam të sinqertë dhe e njohëm njëri-tjetrin në rrafshin njerëzor. Kishim frikë të kalonim në diçka më shumë se miqësia, druheshim se mund ta humbnim atë, ishte aq e bukur sa s' mund të shkatërrohej. E megjithatë vendosëm të takoheshim. Si miq, por edhe si dy njerëz që pretendonin të kishin gjetur të duhurin. Dhe kishte kimi, oh ç'kimi! Ajo ishte në ajër, ishte gjithandej. Aura e qënies së tij më pushtoi dhe hyri thellë deri në deje. Kisha përshtypjen se e njihja një jetë të tërë! Unë nuk besoja më parë në fat. Fati ishte supersticion. Kishte thjesht produkte rrethanash. Por kryqëzimi i jetëve tona ishte nuk ishte i tillë, ishte fatal. Ja që ka vërtet njerëz të bërë për njëri-tjetrin. Ai fati inekzistent kishte farkëtuar një qënie për mua, një qënie perfekte në çdo qelizë të tij. Pas një vit e ca lidhje në distancë, ai vendosi të vijë te mua, ku mund të bënte edhe masterin e tij. Jetojmë bashkë, që prej 3 vitesh, jetojmë njëri-tjetrin çdo ditë si të parën, që prej 4 vitesh. Kishin të drejtë, kur thonin se miqësia është humusi i dashurisë. Vetëm se miqësitë e vërteta duhet të jenë të maturuara, të shprangosura nga çdo klishe, të afta intelektualisht e të një rrafshi për të ndërtuar e sofistikuar kështjella e dashurie. Sepse dashuria s’është vetëm me princesha e princër blu mbi kuaj. dëshiroj të mbetem anonime:)
u njohem ne nje dasem ku mua m ftoj shoqja ime(kusheri e ktij) ne veri.shkonim te i zoti dasmes dhe shkembehemi me ashuren(kshu i them un) .hiiiii i them shoqes traft nje pik ku e paske pas gjith kte kusheri duke u par ne sy.ne ahengun e dasmes miku dilte her para her mbrapa duke ber me shenja.nderkoh para se te iknim un hyj ne tualet per te pir nje cigare dhe kur te dilja do m duhej nje mburoj per te futur paketen ne cast dhe normalisht ai ishte aty.diten e dasmes ishim te ulur perball ngrihet miku dhe me nje paket ma ben me shenj per te dal jasht.shkembejm numra dhe qe diten e par zihemi. kjo shoqja q na njohu beri cmos per tna ndar.qe nga ajo dit ne bejm gati tre vjet bashk po ja kshu gêrr vêrr ja nxim jeten njeri tjetrit.? .ai m hengri zemren un i jap paracetamol cdo dit.se esht aq i mir po aq shum i padurushem
Po tregoj historine time, dmth propozimin qe m'u be mua. (Me lejen tende do te lutesha anonim pasi pavarsisht se zgjedh ta bej publike, personaZhet i dua "private" per ta pasur vetem per veten. Thnx Une isha 26, ai pak me shume. Jetonim nje lidhje te forte dashurie prej 6 vitesh. Dhe sa e forte ishte lidhja, po aq te forta ishin dhe zenkat. Ne kishim deshira te herepashershme per te surprizuar njeri tjetrin aq sa na ishte kthyer ne nje kompeticion midis nesh, se kush bente suprizen me te bukur. Surpriza paraardhese ishte nga Zoti , nje beb qe kishte bekuar lidhjen tone, them surprize sepse askush nga te dy ne nuk e priste, por qe ishte lumturi pafund. Ne fakt duke qene te dy (une pak me shume) cift mendje-hapur kisha deklaruar qe une nuk doja martese pse isha shtatezene, dhe ashtu u la. Kur nje dite, i dashuri im me tel dhe me thote se duhet te shkonim diku. Une e shqetesuar (pasi isha ne pune) nuk po dija cfare justifikimi te thoja ne pune qe do largohesha. Mora canten dhe u largova pa njoftuar. Me siguri stafi i punes mendoi se u largova nga te ashtquajturat "morning sickness". Vjen me merr me makine dhe drejtohemi ne autostrade. Pyetjet e mia te vazhdueshme: cfare ka ndodhur te lutem me trego se po me ben merak, me thuaj cka ngjare se ti e di qe jam shtatezene e nuk me ben mire ky ankth qe po me jep. Ai: po ti cke qetesohu, je me mua, kur jemi bashke duhet te rrish e qete. Ndalova se pyeturi sepse mendova qe dicka jo e mire kishte ndodhur por une duhet te isha e qete qe mos demtoja bebin. Me pas shikoja drejtimin e makines nga rinasi. Ok aty u qetesova, mendova ndonje viZite surprize e kusherires. Me pas hyme brenda, me tha te prisja te lokali dhe ai nderkohe nxori valixhet i futi brenda ne salle dhe me tha eja ne check in-i. Aty qesha me te madhe, me kishte bere udhetim surprize ne paris. E bukur thashe me vete, po po shqetesohesha cfare rrobash kishte marre per mua. U nisem, rruga vajti sh mire, gjitheashtu dhe akomodimi. Te nesermen s'kishte sesi mos te viZitonim kullen Eifel. U ngjitem lart, e pashe te emocionuar, dhe une gjithashtu (nga panorama sigurisht), kur mberritem ne maje me kapi doren fort dhe me tha te pelqen? Po - i thashe, shume bukur, me lumturove pamase. Ai: dua te te bej edhe me te lumtur cdo dite te jetes tende prane meje ,, dhe nxori unazeeeeen .. Ohhh c'te te them, qava sigurisht, dhe nuk mbaj mend te kem thene PO hahah, por vetem e kam puthur e perqafuar pa pushim. Tani jemi nje familje vertet e lumtur
Pershendetje Anabel! Nuk do te thoja qe historia ime do te linte per te deshiruar,perkundrazi fillimet e dashurise jane gjithmone te bukura....! Ok,para 4 vitesh djali po nga i njejti qytet me mua qe un se honepsja do me propozoi! Sigurish pergjigjia ishte nje JO e madhe! Si per dreq ai nuk ngurroi per 6 muaj rresht deeri sa "Me beri per vete" me kembenguljen e tij. Pse te genjej,ndjeva per te qe diten e pare,kesaj i thonin "te uurrej se te dua" ok u lidhem,normal pa qaste zenkash s'ka dashuri,ishim teper te lumtur saqe c'do nate flisnim me telefon shpije,deri sa nje dite atij i kishte ardhur fatura goxhaa shume,perveqese e zbuluan prinderit,me zbuluan dhe mua qe isha vajza e filanit,dge aty vazhduan investigimet per mua nga i ati. Ma kundervuan,kane 3 vite qe vetem mundohen ta ndajne nga mua po ai kthehet gjithmone tek un. Pse e gjithe kjo mesele do thoni ju?? Per vete faktit qe qe ai eshte mysliman e ndersa un jo? A eshte e drejte valle? E vuaj tmerrsisht shume kete gje! A eshte e drejte qe dallimi i feve te shkatrroj nje dashuri? Per momentin jemi zene,po zemra me thotre qe do kthehet dhe e di qe do e bej. Por po pres castin qe ne te bashkohmi pergjithmone,kjo do ishte hakmarrja e duhur per familjen e tij! Kam besim te vetja te ai dhe tek drejtesia! anonim te lutem!
Pershendetje Anabel, ju ndjek gjithmon po hera e pare qe shkruaj. Jetes asnjeher nuk I dihet dhe une nuk e mendoja se do isha ktu ku jam. Me vjen nje ftes ne fb e pash se njihja nga mbiemri me jepte pak te njohur po nuk e dija kush ishte e pranova dhe kaq, mbas disa ditesh po I kontrolloja profilin e tij , dhe pyeta mamin e njeh filanin ? Po me tha eshte ,,,E nipi i burrit te tezes , jeni rritur bashk tha nuk e mban mend . Mendova me vete sqenka gje ky kote qe e kam ne fb. Mbas disa ditesh ky E me shkruan pershendetje G i ktheva pergjigje dhe kaq , kshu vazhduan disa koh me ckemi si je , a punon , mundoheshim te kujtonim kohet e femiris, Kure dashur pa dashure nuk harruam Kure ti thoshnim njeri tjetrit mire mengjes dhe naten e mire , me pak fjale po pelqeheshim me shume se cduhesh. Ky E jetonte jasht , dhe me thoshte qe per vitin e ri do vinte te xhaxhai domethen te tezja ime , une mezi prisja nuk e di cme kishte gjetur . Ate dite qe e kam takuar ne aeroport ka qene dita me me emocione , po Kure e pash nuk me pelqeu fare, nuk ishte sic enderroja , gjithsesi dolem per 10 dite dhe menduam ti benim pak gjerat me serioze meqense ishim dhe miq , ishte ai I vendosur se per mua do isha aty ne vend numero , per mos tu zgjatur me detaje I thash babit per E , cme bere tha me turperove me miqt nuk behet tha merr ke te duash ate jo , Kur me thoshte Babi jo atehere une doja me shume, dhe mbas shume kundershtimesh ne si nga familaj ime dhe e atij ne u fejuam ,u martuam nuk kam bere dasem per arsye dokumentash qe me dolen shpejt dhe ika nga shqiperia . Kemi 2 vjete te martuar jam shume e lumtur per fatin qe pata per bashkshortin time te mbrekullushem dhe per bebin time 3 muajesh qe eshte drita e syve te mi eshte gezimi ime. Ju uroj te gjithve fate dhe Zoti u ndimoft .Preferoj te ngelem anonime.
Mund te them qe ai eshte nje nder gjerat e pakta me te bukura ne jeten time. Jemi njohir rastesisht fare ne tr disa vite me pare ne rrug kur ai me shoket e vet takoi rastesisht dy shoqet e veta qe ate dite do tme shoqeronin diku mua sepse un nuk jam nga tr dhe ne ate koh nuk e njihja shume mir tr. ata ftuan gocat per kafe e normalisht do shkoja edhe une sepae isha nen 'kujdestarine' e tyre. Ne kafe ai u ul afer meje, madje ne mhb e siper sec thoshte qe i pelqenin shum vajzat me floket kshu e syt ashtu ( sic i kam une) , po un se kuptoja hic isha ne boten time me von ai me con ftes ne fcb dhe un e pranoj se me vinte zor mos ta beja. Dolem disa her ne grup dhe dukej interesi i tij madje shum. But i was like, un nuk lidhem, nuk i jap askujt shansin te tallet me mua. U ktheva ne shtepi. Vazhdonim flisnim. me dergoi me shoqen ton te perbashket nje buqet me lule. Ku? Ne gjimnazzz , o my god . Por un prap hic, derisa fillova te ndjej vertet per te. Puthjen e pare ma rrembeu, ishte shume bukur por se mbaj mend shum mir se me erdhi papritur e un e largova .te dyten e mbaj mend me mir . Mbas disa muajsh ikem ne durres (un erdha ne tr me nje pretekst) , dhe ai kishte mar shampanj, qershi dhe luleshtrydhe, ka qen dita me e bukur e jetes time. Vazhdojm te jemi bashke akoma. Jetes nuk i dihet asnjeher. Shpresoj te jemi bashke gjithmone por ndjej qe ai eshte shpirti im binjak .
Une jam vajze e vetme dhe jam perkedhelur shume nga familja ime,nuk ma prishnin per asgje ,gjithmone kam qene goce e dale dilja fundjave per fundjave kisha shume shoqeri dhe isha pak'' mendjelehte '' e siperfaqesore do te thoja.Me shkollen kurre skam qene e mire ,vlersoja gjeja te tjera kur e mendoj tani them ee budallaqe qe kam qene . Ne universitet hyra ne privat me shume kafeve se ne mesim , por nje dite shoh ate , mashkullin me simpatik qe syte e mi kishin pare , syte e tij blu , ishte shtatlarte , parfumi i tij Hugo Boss qe i rrinte aq mire me magjepsen , ai ishte pedagogu im , ishte 29 vjec dhe i fejuar me nje pedagoge ne nje shkolle tjeter perdit gjurmoja profilin e asaj ishte shum simpatike bjonde sy blu ,ndryshe nga une qe isha brune ezmere ,aq e fiksuar isha sa mendoja do behem bjonde si ajo , krahasoja veten ne cdo moment fillova te vishesha si ajo classy sepse vishesha si pjeshk bashk me shoqet e mia hahaha sa e cmendur isha perpara krahasoheshim me gocat kush zhvishej me shum tani isha ne konkurrenc me dike qe ishte femer dhe shum e mbuluar , nuk e shpreha te askush ate qe ndjeja sa e shihja ate njeri me vinte turp nga shoqet , shoqet ishin si une siperfaqesore vleresonim gjera materiale dhe vetem qejfin .Une isha e burgosur e atij pasioni qe ndjeja sa e shikoja u dobsova 5 kg nga stresi qe smund ta kisha kurre ,mendoja se ishte teke e imja e do kalonte ..por jo. Une u lidha me nje cun ne shkollen time qendruam 6 muaj dhe u ndame ,por prap mendoja pedagogun tim ,fantazoja cdo gje te mundshme me ate .Une u shperngula nga shkolla dhe kshu kaluan 2 vite , 2 vite qe se kisha pare , nje dite e rastis ne nje kafe te njohur ne bllok zemra ime ndali , shikimet u ndeshen dhe me buzeqeshi e pershendeta dhe kaq . Te nesermen bera ate qe mendoja ta beja gjithmone por skisha guxim , i cova ftese ma pranoi por nuk me foli me beri like vetem nje foto mendoja qe tani qe isha shum classy do ma perfillte por jo .. nga ajo ishte ndare pasi fotot ishin zhdukur , une bera gjithcka te isha afer tij dhe te kisha ate leviza cdo gur te mundshem ai as nuk e di nje gje te tille qe asgje nuk ishte rastesore por e paramenduar nga une , hyra ne te njejtin vend pune me ate pasi kishte dy pune jo vetem pedagog punonte dhe ne banke , derdha djerse mund kohe bera gjithcka te shkoja ne ate vend pune , prap asgje , thjesht pershendeteshim , une u lidha me dike tjeter pasi mesaduket u lodha nga teka ime , si i ben zoti punet kisha nje jave e lidhur vec kur ky me shkruan ne inbox me fton per te dale , dola me te , dolem rreth 4 muaj dhe u lidhem tani jemi te fejuar pas 1 viti u fejuam dhe jam e lumtur jam me ate qe doja e bera cdo gje ta kisha , shpresoj te jemi gjithmone bashk e pse kam frik mos del ndonje studente sii une qe fiksohet pas atij .
Pershendetje Anabel! Ne fakt nuk kam shkruar kurrë histori ne nje faqe fb por tema eshte shume e bukur! Po shkruaj dhe une nje histori mgjs nuk e di nqs do publikohet apo jo (por dua te ruani privatesin). Nisi gjithcka ne moshen 21 vjecare pasi mbarova 3-vjecarin e shkolles se larte ne TR shkoj per te ber master 1 dhe 2 ne france. Pas 8 muajsh ne Bordeaux arrij te gjej nje stazh ne paris. Isha me e lumtura e botes dua te them do jetoja 6 muaj ne paris po fluturoja nga gezimi. Diten e pare te punes me ulen ne nje zyre ku nuk kisha askend ne tavolinen perball pasi personi mungonte ate dite. Ai erdhi diten tjeter, me pa u habit pak qe kishte dike perball por me dha nje te buzeqeshur, kishte syt blu me te cilter qe kisha pare ndonjeher. Nuk ishte i bukuri botes por ishte me i embli qe kisha njohur i rrethuar nga ai sharmi i cunave francez. Ai sillej normal por duke qene se punonim balle per balle e pyesja ter kohes " si behet kjo si behet ajo" dhe u njohem me mire. Duke qene se isha e re ne paris ai perfitoi dhe me tha kur te kesh koh ta tregoj une parisin dhe keshtu dilnim ter kohes, ai me tregonte shum gjera dhe fillova ta pelqeja. Nje dite me fton per nje takim tamam jo si shok patjeter qe pranova. Dolem bashk dhe me ftoi per darke , mqs ai pagoi darken un e ftova per nje gote vere (mqs francezet vdesin per veren). Pime 1 shishe vere dhe folem per ore te tera deri ne 3 te mengjesit. Duke qene se ai ishte larg dhe ne ate ore skishte metro ai tha do merrte taksi por ne ishim ulur afer shtepis time kshu qe e morra une hapin dhe i thash te vinte te qendronte nga une ( francezet jan shum xhentil dhe nuk marrin asnjeher ca lloj hapash nqs ti nuk u thuaj vete) ate nate vetem u puthem dhe aty filloi lidhja me e bukur e jetes time. Kisha qen e lidhur me perpara me shqiptar por nuk krahasohen me francezet. Filluam te dilnim ter kohes bashk por me e bukura ishte ne pune kur benim sikur skishim asgje me njeri- tjerin dhe rrinim ftoht sa ndonjeher iknim te dy bashk nga vendi punes diku fshehurazi sa per te shkembuer nje puthje. Fillova ta doja dhe ai me donte madje me kishte then tashme "Je t'aime" para se tja thoja une. Bente cdo gje per mua, me dergonte lule, gjente vendet me romantike te parisit per tu takuar, beheshim tap nen kullén eiffel dhe me mbante ne krah deri ne shpi. Kendonim anes Seines pasi benim xhiro me vark, ose sorrollateshim neper bastille, merziteshim dhe ai vinte ne 3 te mengjesit te shtepia thjesht qe te me ulte nervat. Isha gjithcka per te me thoshte dhe ai kishte filluar te ishte gjithcka per mua. Per nje vjetorin e lidhjes me beri nje udhetim surpriz ne nje vend tjeter europian ishte fundjava me e bukur e jetes time aty me dha dhe nje unaz te bukur qe e mbaj akoma dhe qe per te donte te me tregonte sesa shum me donte dhe qe donte te kalonte jeten me mua. Kaluam dy vite te mbrekullueshme bashk qe sdo ti harroj kurre ishte " la vie en rose" tani nuk jemi me bashk prej pak kohesh por qe shpresoj qe do arrijm ti rregullojm gjerat nje dite ndoshta dhe te shohim pertej diferencave qe kemi. Une e mendoj cdo dite akoma dhe ai do ngelet njeriu me i rendesishem i jetes time dhe nese fati nuk na bashkon me. Ndoshta ishte i gjith faji i parisit qe te ben te dashurohesh ne ate lloj menyre... Gezohuni dhe falenderoni cdo dite nqs keni pran njeriun qe dashuroni.
Anabel, te ndjek gjithmone por asnjehere nuk kam shkruar. Kete rradhe u tundova nga tema kaq e bukur dhe mendova te ndaj propozimin tim per martese. Ishte Shen Valentin dhe vendosem te dy ta kalonim ne nje mbremje romantike qe organizohej ne nje restorant shume luksoz ne Tr. Pasi vajtem aty dhe ishim duke shijuar darken dhe muziken live, ne nje moment ai cohet dhe me thote qe do dilte perjashta per te folur ne tel. Ambjenti ishte i erret, ndriconte vetem me drita qirinjsh. Krejt papritur, kengetari pasi mbaron kengen thote "tani R ka per ti thene dicka R". Te gjithe duke pare rreth e rrotull per te kuptuar cpo ndodhte. Nderkohe mua zemra po me hidhej fort dhe po dridhesha teksa ai vjen drejt meje, ulet ne gjunje, nxjerr unazen dhe ben pyetjen e famshme. Te gjith filluan te duartrokisnin ndersa une qaja nga lumturia. Sot, pas 5 vitesh,jemi familje e lumtur me dy engjej te bukur.!-(te lutem dua te jem anonime)- faleminderit nqs do e postosh. Gjithe te mirat.
Ja edhe historia ime..sapo kisha mbush 20 vjec..kur dikush donte te me prezantonte me dike..ne fakt si thash jo por pranova te shikoja foto njher..nga foto me thene te drejt sme pelq shum..ndersa ky ishte marrosur pas meje nejse keshtu filloj krimbi..thash ok do te njifemi njher....nuk ishte nje takim normal si gjith te tjeret .u be nepermjet skpye..e mbaj mend edhe sot ate dite..sa emocione kisha edhe mundohesha te behesha sa me e bukur qe ta suprizoja..dha ja erdhi ora momenti folem..as vet se di por me terhoqi direkt..pjekuria..zgjuarsia edhe ngrotesia qe me percolli ate dite..me duke sikur njifeshim prej kohesh..kemi folur dy ore ate dite qe me duken si 10 min..por pastaj ika se doja qe te bija ne sy per keq..apo qe ai ta kuptonte qe me pelq..edhe ate dite me duke me i bukuri i botes keshtu vazhduam folem 3 muaj rrjesht..u kthye ne njeriun me te rendesishem per mua..fb ishte kthyer sh i rendesishem..ne ate kohe nuk kisha as pc ne shpi..vija cdo mengjes edhe shikoja cafre me kish shkruajtur ..pasi me shkruante cdo dark ..per te folur flisnim mbasdite ..ne skype gjithomon..asnjher nuk i shkembyem nr e telefonit..keto muaj kaluam mire nuk debatuam asnjher..perkundrazi filluam te duheshim sh me sh..erdhi dita do takoheshim..se ky cuni jetonte jashte..diten e fundit shkembyem edhe nr ..prisja qe bandilli te me shkrunte..ky hic po vinte mesdreka..sa sh u merzita..nuk behesha gati por rrija prisja..kur nje sms ne tel..zemr mezi po pres te takoj..ather u bera gati shpejt e shpejt u takuam..syte tane u shkembyen per here te pare..aty kuptova se kisha filluar ta dashuroja pa e kuptuar..deshiroja ta puthja ..por se bera..filluam te flisnim pasi kishim biseda qe nuk i kishim hapur nga pc..ndejem duke folur gjate por ne asnje moment bandilli nuk me pyeti a do te behesh e imja..ky tashem e kishte marr ve dimin..aty me rembeu edhe puthja e pare..sot kemi 5 vite bashke..jemi super te dashuruar..mbas dy vitesh beme edhe martesen..sot jemi bere edhe prinder ndihem femra me e lumtur ne bote pasi zoti me solli ne jeten time nje mashkull te vertet.. te lutem anonim