Showbiz dhe TV

Loredana flet për herë të parë pas eliminimit: "Dua të më kuptoni"

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2025

Loredana flet për herë të parë pas eliminimit: "Dua

Loredana ka folur për herë të parë pas eliminimit nga “BBVA”, i cili u shoqërua me incidentin mes Jozit dhe Gjestit. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Loredana shpreh mirënjohjen për produksionin dhe të gjithë publikun që e mbështeti.

"Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.

Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.”, shkruan ajo.

Më tej, Loredana thekson se kjo eksperiencë e rriti dhe e bëri të donte më shumë veten.

“Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.

Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t'i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur.”, shtoi ajo.

Së fundmi, Loredana ka sqaruar edhe prezencën e saj në dasmën e Eglit dhe Gjestit në “BBVA”, pas ndodhisë mes këtij të fundit dhe partnerit të saj.

“PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni.

Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.

Me shumë dashuri nga Lori!”, përfundon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana Brati (@loredanabrati13)

Loredana u eliminua së bashku me Jozin në gjysmëfinalen e “BBVA”.

Artikuj të sugjeruar: