Art & Libra

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e imagjinoni dot

16 Nëntor 2017

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e

Salvator Mundi, piktura e Jezu Krishtit nga Leonardo da Vinci-t, humbur prej shekujsh, është shitur në New York në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Është 500 vjeçare dhe iu nënshtrua një restaurimi të hollësishëm. Dikur dukej kështu:

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e

Ndërsa tani:

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e

Në kohën kur e porositi Mbreti Louis XII i Francës, kushtonte 60 dollarë, por mbrëmë u shit për 450.3 milionë. Le t’ju lehtësojmë ca punë. Kështu duken 100 milion dollarë në kartmonedha 100-ëshe. Imagjinoni katër nga këto, për një pikturë.

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e

Salvator Mundi është vepra e artit shitur më shtrenjtë në historinë e ankandeve. Është quajtur “graali i shenjtë” i mjeshtërve të vjetër, s’do mend që është kaq e vlerësuar.

Kjo pikturë sapo u shit në ankand dhe çmimin as që e

Burimi: The Guardian