Që Taylor Swift dhe Kaney West janë tanimë armiq të betuar këtë e dimë mirë. Dy artistët e sulmojnë njëri-tjetrin haptazi në këngët e tyre. Kujtoni këto tre vargje të Taylor-it:
“Sa mirë që do të ishim miq sërish/ Unë isha gati të të jepja një shans të dytë/ Por ti më ngule thikën teksa më shtrëngoje dorën”
Nga ana tjetër Kim zor se është përfshirë në zënkën e tyre, të paktën deri dje! Ajo postoi në Instagram një foto nga ekspozita e famshme e Kanye-s “Famous”, ku shfaqeshin 12 skulptura dylli të disa personazheve të famshëm.
Njëri prej trupave të shtrirë, krahas Rihanna-s, Chris Brown-it apo George W. Bush-it , nëse nuk e mbani mend ishte dhe ai i Taylor Swift-it.
“I/e famshme.” shkruan Kim-i .
Ndonëse në foto nuk shfaqet vetëm Taylor-i nudo, fansat e kësaj të fundit reaguan menjëherë pasi në këngën e rreperit me po të njëjtin titull si ekspozita “Famous” (“I famshëm”) thuhet se ai “e bëri atë bushtër të famshme”.
Kaq u desh dhe ja ku u derdhën lum ikona minjsh në Instagram-in e Kim-it. Kjo lidhet me faktin se Swift-i nga ana tjetër e ka bërë ikonën e gjarpërit simbol të albumit të saj të fundit “Reputation”.
Krahas minjve, krahas “të urrej” të shumta, në Instagramin e Kim-it ka dhe shumë komente të tipit:
“Hej, gjarpri e ha miun!”
Burimi: Marie Claire