TV Mania

Elton Ilirjani deklaron se është gay në mënyrën më fantastike të mundshme

23 Janar 2018

Elton Ilirjani deklaron se është gay në mënyrën më

Elton Ilirjani është drejtues i një agjencie rekrutimi në Tiranë dhe si i tillë ishte ftuar mbrëmë në “Opinion” për të diskutuar fenomenin “Weinstein” dhe ngacmimin seksual në ambientin e punës.

Perceptimi është që vajzat e reja ngacmohen në vendin e punës nga punëmarrësi, por Ilirjani tregoi anën tjetër të medaljes:

“Ka raste që edhe intervistuesi ngacmon dhe kjo ndodh në tipologjinë e kompanive të vogla të drejtuara nga shqiptarë. Ose ka raste kur ka kompani shumë të mëdha, me pagë shumë të mirë. Unë kam një klient ndërkombëtar tani, emër të madh dhe po bëj rekrutimet. Të gjitha vajzat më kanë ardhur në intervistë mua, edhe pse jam gay dhe nuk e dinë, më kanë ardhur të zbuluara. U kam thënë, vajza mos u zhvishni as tek unë që jam gay, as tek dikush që është straight sepse do t'ju ngacmojnë.”

Reagimet e të ftuarve e bëjnë gjithë deklaratën të duket si një episod i sitcom-i.

Einxhel Shkira me vështrimin e vdekur neutral. Jonida Shehu, një e qeshur nervoze. Blendi Salaj me një tjetër vështrim të vdekur neutral. Dhe në fund, Arlinda Dudaj thotë një fjalë. Pastaj diskutimi merr rrjedhën e vetë.

Shiheni me sytë tuaj.