TV Mania

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur pamë dokumentarin

10 Shkurt 2018

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Meqë kishte kaluar pak kohë që nuk e shihnim Elvanën në një komunikim kaq të drejtpërdrejtë, si fillim t’i themi gjërat siç janë: Ajo vajzë e di mirë ku t’i lyejë flokët, bën trajtimet e duhura për lëkurën dhe ka një harmoni tiparesh të paparë!

Iku kjo, tani kalojmë tek 10 gjërat që nuk e dinim se i kishte, derisa pamë dokumentarin ‘3’. 

1. S’e dinim që kishte një alamet shtëpie

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Për herë të parë Elvana Gjata ka shfaqur detaje nge jeta e saj personale me publikun. Mësuam se jeton në një apartament duplex të arreduar shumë thjeshtë, por që përçon energji të ngrohtë dhe ndihet shumë mikpritës. Pret vizita Ela?

2. E thërrasin Ela

Të paktën Valdrin Sahiti që është dhe një nga miqtë e saj më të afërt po. Në momentin e provave të fustaneve për koncertin, Valdrini aka Drinka, dëgjohet të thërrasë Elvanën Ela ndërsa dëshpërimisht kërkonte të hante. 

3. Është kafshë pune!

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Nuk ekziston diçka e tillë si ‘m’i bëni gjërat gati dhe shihemi ditën e koncertit’. Elvana është kujdesur për çdo detaj të dokumentarit dhe të shfaqjes së madhe, madje siç tregon, ‘karikohet vetëm nga adrenalina e saj’. S’ka nevojë të hajë, të pijë apo të flejë.

4. Është mjeshtre e gazpacho-s

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Kur Elvana tha ‘le të shpërthejë gazpacho-ja’ në darkën që kishte shtruar në shtëpi për ideatorët e dokumentarit, e kishte shumë seriozisht. Të gjithë provuan atë që dukej të ishte specialiteti i këngëtares, pasi e bënte shumë lehtësisht. ‘I hedhim këtë dhe këtë dhe këtë…’.

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Për të gjithë ju që nuk e kuptuat terminologjinë e Elvanës në kulinari dhe ende s’dini si të bëni gazpacho-n, kjo është një supë e ftohtë e bërë nga perime të gjalla të grira mirë. Elvana i hodhi dhe vezë, prandaj përdoreni pak imagjinatën.

5. Vdes për sultjash nga duart e mamit

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

A mund t’i vemë faj? Sultjashi është parajsë, kurse mamatë se ç’kanë një sekret që u dalin gjërat më të mira se tonat, po akoma s’e kemi zbuluar.

6. Është shumë e afërt me motrën

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Elvana dhe Migena dihet që kanë një marrëdhënie shumë të afërt bashkë. Ndonëse motra e saj jeton në Gjermani, komunikimi mes të dyjave është si të mos jetë larguar kurrë. Të dyja bënin provat e zërit bashkë në Face Time para shfaqjes dhe Migena erdhi rreth dy javë përpara për ta ndihmuar të motrën të ndihej më mirë dhe të përballonte krizat e panikut.

7. Puna është punë dhe aty s’të fal!

“Pavarësisht sesi mund të shfaqem në skenë, në jetën private jam shumë e përmbajtur me njerëzit. Nëse kam një mendim për dikë, gjithmonë e mbaj për vete, por në punë jam totalisht ndryshe. Nuk i mbaj dot mendimet vetë dhe ndonjëherë tregohem dhe e ashpër dhe e vështirë gjatë punës. Sepse mendoj se duhen hapur letrat në tavolinë për të mirën e të gjithëve dhe në fund të mos kem asnjë pishman.”

8. Ka sens humori

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

8 gjëra që nuk i dinim rreth Elvanës dhe i mësuam kur

Daljet e Elvanës në media nuk kanë qenë të shpeshta, boom-in më të madh e ka bërë me projekte të reja muzikore dhe s’na ka rastisur shpesh ta dëgjojmë në komunikimin e përditshëm. Por një nga arsyet pse ky dokumentar ishte i këndshëm për t’u parë, ishte pikërisht lirshmëria dhe natyrshmëria e veprimeve të saj, si të mos ishte fare para kamerës.