Marrëdhënia mes Rita Orës dhe Dua Lipës është përfolur gjatë me plot të drejtë. Të dyja vajzat janë me origjinë nga Kosova dhe kanë kaluar në të njëjtën rrugë për të arritur këtu ku janë. Flasin gati në çdo dalje publike për prejardhjen e tyre dhe me siguri duhet të jenë takuar, sepse jetojnë në të njëjtin qytet. Në mos me dashje, edhe rastësisht do ishin ndeshur rrugëve.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur. Dua në një intervistë për një media zviceriane pak kohë më parë foli shumë shkurt rreth Ritës.
“Çdokush që vjen nga Kosova më bën krenare,” u shpreh Dua duke folur në vija të përgjithshme. “Kemi të njëjtën origjinë. Fatkeqësisht ende nuk e kam takuar. Zakonisht nuk krahasohem me të…”
Edhe Rita Ora në konferencën për media zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë, foli për marrëdhënien me shqiptaret e tjera që kanë bërë emër në botë.
“Jam kaq mirënjohëse që kemi këngëtarë kaq të talentuar shqiptarë Bebe Rexha, Dua Lipa, që po gjejnë dritën e tyre. Sa më shumë prej nesh ta përfaqësojnë këtë vend, aq më mirë.”
E pyetur nëse do t’i shohim ndonjëherë të treja shqiptaret bashkë në Kosovë, Rita tha:
“E di që jemi të treja shumë të zëna. Pata shancin të takohesha me Bebe-n në New York dhe ajo është tani një nga shoqet e mia më të mira. Është e paparë, shumë argëtuese… Ndërsa nuk kam patur rastin ta takoj Dua-n, kemi qenë shumë të zëna. Ajo po bën turin e saj dhe unë po bëj turin tim. Por kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam këtu dhe jam e gatshme që të tjerët të bashkohen.”
Kemi qenë shumë të zëna? Çfarë do të thotë kjo? Të dyja artistet kanë qenë pjesë e disa eventeve bashkë.
Tek ceremonia e BBC Radio 1 Teen Awards Rita Ora ishte prezantuese dhe performoi, Dua Lipa po ashtu. As në prova s’u takuan? As një ndeshje rastësore në korridore? Asgjë?
Pastaj të dyja patriotet ishin tek Grammys, në të njëjtin vend. As atje nuk janë takuar.
Nuk duam të spekulojmë, mund të jetë vërtet rastësi, por të dyja as nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.
Burime për ‘Jo Vetëm Modë’ treguan ca kohë më parë se vërtet ka një konflikt mes të dyjave. Dua i ka kërkuar në fillimet e saj ndihmë Ritës që t’i jepte një dorë për ta ngritur në muzikë, por Rita nuk ka pranuar ta ndihmojë.
Tani është Lipa ajo që s’do t’i flasë. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, bazuar tek mënyra si Rita foli për të gjatë konferencës për media, duket se ylli kosovar mund të dojë të rregullojë marrëdhëniet. Mbase dikush duhet t’ja çojë fjalët në vesh Duas.