Celebrity

Pas 20 vitesh martesë, Jim Belushi ndahet nga bashkëshortja

6 Mars 2018

Pas 20 vitesh martesë, Jim Belushi ndahet nga bashkëshortja

Bashkëshortja e Jim Belushit, Jennifer Sloan, ka dorëzuar dokumentat për hapjen e procedurave të divorcit pas thuajse 20 vitesh martesë me aktorin shqiptar.

Sipas burimeve, Jennifer dorëzoi dokumentat të hënën, ditën e 36 vjetorit të vdekjes së vëllait të Jim, John Belushit. John Belushi vdiq nga një mbidozë droge më 5 mars 1982.

Aktori i According to Jim u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998. Ata u njohën në 1993, por nuk u lidhën menjëherë.

“Më puthi në ballë, si të më kishte motër,” tha Sloan për revistën People në 2003-shin. “Ca javë më pas më ftoi të patinonim bashkë. Atë më itë më pëlqeu. Ishte i vërtetë.”

Për herë të fundit, dyshja u pa bashkë më 14 nëntor të 2017-s, në shfaqjen e Wonder Woman në Museum of Modern Art në New York.

Ata kanë dy fëmijë bashkë. Belushi, 63 vjeç, ka dhe një djalë nga martesa e tij e parë me Sandra Davenport. Ai gjithashtu ishte i martuar me Marjorie Bransfield për dy vite (1990-92)