Top List

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia dolën!

9 Mars 2018

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia

Disa prej personazhet më të njohur shqiptarë jo gjithmonë kanë qenë kështu si sot. Ata arritën të humbin disa kilogramë të mjaftueshëm, sa një pjesë e mirë s’i identifikon më me përmasat e atëhershme. Ja disa nga emrat që ndryshuan totalisht trupin e tyre.

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Big Mama

Big Mama ka treguar vazhdimisht se pesha i krijonte probleme. Madje, dietat e ndryshme nuk funksionuan. Pak kohë më parë, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut dhe më në fund, ndihet mirë. Rezultati është mëse i dukshëm.

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Linda Halimi

Linda Halimi rrëfeu për revistën “People” se në vitet e luftës në Kosovë nuk kishte ç’të hante. Ajo shtoi konsiderueshëm në peshë pas luftës, kur tha se hante si për të zëvendësuar atë që s’kishte ngrënë dot. Por me palestër të vazhdueshme, Linda tashmë është krenare për fizikun e tonifikuar.

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Capital T

Djaloshi Capital T në këngët e tij të para ishte ndryshe nga imazhi që ka sot. Në një intervistë për revistën “Kosovarja”, reperi tha se formula e suksesit ishte vrapi. Tani, ai ushtrohet vazhdimisht në palestër. Muskuj, muskuj, muskuj!

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Arjan Çani

Moderatori historik i “Zonë e lirë” ka humur gjithashtu në peshë nëse kthehemi pas në edicionet e kaluara të emisionit.

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Ilir Meta

Presidenti Meta pësoi një ndryshim drastik, ku i njohur për mbipeshën e tij, ai na surprizoi të gjithëve me një pamje tejet të re.

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Sara Hoxha

Sara Hoxha duket më në formë se kurrë edhe pas lindjes së vogëlushit London. Trashëgimtarja e Top Channel s’ka qenë përherë kështu, por vullneti i saj është për t’u admiruar. Bravo, Sara!

Vipat shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia
Valbona Mema

Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, mund të konsiderohet si një tjetër histori suksesi. Një regjim i rregullt me dietë dhe palestër duhet të ketë qenë zgjidhja për Valbonën.