Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni, dhe partneri i saj, reperi italian Fedez, janë bërë prindër të një vogëlushi, për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti, ku përmes postimeve në Instagram kanë deklaruar se Leo i vogël erdhi në jetë më 19 mars.
“Këta janë lot gëzimi. Ishte momenti kur pamë Leo-n për herë të parë: kurrë më parë nuk kisha përjetuar një ndjenjë të tillë. Ishte një punë e gjatë dhe rraskapitëse, por të paturit pranë dashurinë time ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Qaj sa herë e shoh këtë foto, sepse ai moment vlen sa gjithë bota. Të duam kaq shumë Leo ynë i vogël”, ka shkruar në Instagram Chiara.
Nga ana tjetër, edhe reperi i ka dedikuar disa fjalë momentit më të rëndësishëm të jetës së tij.
“Për të festuar Ditën e Babait tashmë lindi Leone i vogël.”
Çifti ka vazhduar të postojë vazhdimisht foto të pjesëtarit më të ri të familjes së tyre.
Chiara dhe Fedez u lidhën rreth shtatorit të 2016-ës, ndërsa në maj të vitit 2017 do të vinte propozimi super romantik. Teksa këndonte “S’na duhen unazat për të qenë bashkë”, Fedez ndërpreu këngën në koncert për t’i thënë Chiara-s në mes të skenës: “S’na duhen unazat për të qenë bashkë, por na duhen për të bërë këtë që do të bëj unë tani”.
Pas dasmës surprizë 4 ditë pas propozimit, fashionista më me influencë në botë dhe reperi i suksesshëm italian deklaruan më vonë se ishin në pritje të një fëmije, që erdhi në jetë 2 ditë më parë.