Me ardhjen e prillit, princi i vogël George dhe princesha Charlotte do të presin bebushin që Kate Middleton do të sjellë në jetë. Që pasi u dha lajmi, pallati mbretëror nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj rreth fëmijës së tretë që do t’i shtohet familjes.
Përpos dasmës së Meghan-it dhe Harry-it, të gjithë duket se po aludojnë rreth emrit që dukesha dhe William do t’i vendosin bebit dhe ndonëse deri tani asgjë s’është e sigurtë, opsionet janë këto më poshtë.
Nëse është vajzë!
Është thënë se fëmija që vjen së shpejti është vajzë, por familja mbretërore nuk e ka konfirmuar kurrë diçka të tillë. Nëse është vërtetë kështu ajo mund të quhet Alice, Mary, Victoria, Alexandra ose Diana në nder të gjyshes së saj.
Por këto nuk janë të vetmet alternativa që princesha ka menduar për të voglën. Frances dhe Elizabeth janë gjithashtu në listë!
Nëse është një djalë,me shumë gjasa mund ta quajnë Albert, Arthur, Frederic, Henry ose Philip si stërgjyshi i tij.
Burimi: Cosmopolitan