Celebrity

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja provat!

5 Maj 2018

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja

Pas video skandalit, ku Tristan Thompson shfaqej duke u puthur dhe prekur me dy vajza në një club në Washington D. C., i bëri të gjithë të mendonin për një moment se Khloe do t’i jepte fund marrëdhënies. Ja që nuk ndodhi.

Jo vetëm kaq, por ditën e djeshme, Tristan dhe Khloe janë fotografuar duke ngrënë drekë me disa miq. Qeshnin, flisni, bënin shaka sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja

Burime të afërta me familjen thanë për “US Weekly” se Khloe i ka dhënë Tristan- it një mundësi të dytë për faktin se “është ende e dashuruar me të”. Çifti është duke jetuar së bashku me vogëlushen True në një shtëpi në Cleveland.

“Ajo po mundohet me çdo kush që  ta mbajë familjen sa më të bashkuar. Duket në rregull me Tristan- in, s’ka asgjë që nuk shkon.”

Videoja e tradhtisë, e cila u bë publike në javën e dytë të prillit e shndërroi Tristan- in në burrin më të urryer të momentit. Njerëzit e kryqëzuan me komentet e tyre duke u ardhur keq për Khloe- n, asokohe në prag të lindjes, por u duk se nëse kishte një person që e mori më lehtë nga të gjithë ishte vetë ajo.

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja

Sipas një shkrimi nga Daily Mail, Tristan mund ta ketë bërë Khloe-n  të besojë se ai është i pafajshëm në këtë mes, ndonëse fill pas videos nisi të lakohej emri i një tjetër gruaje.

Qenka e vërtetë: Khloe hodhi pas krahëve tradhtinë dhe ja

Tristan dhe Tania, një përfaqësuese shitjesh në një butik në New York janë fotografuar disa herë gjatë disa muajve duke na lënë kështu vend për të aluduar se në fakt bëhet fjalë për një sjellje të përsëritur nga ana e Tristan- it dhe jo thjesht një gabim nxitur nga alkooli. Nejseeeeeee!