TV Mania

Izraeli fiton Eurovizionin: Shqipëria renditet në vendin e 11- të

13 Maj 2018

Izraeli fiton Eurovizionin: Shqipëria renditet në vendin e 11- të

Fituesja e "Eurovision Song Contest 2018" është Netta, përfaqësuesja e Izraelit me këngën “Toy”.

Ishin pikët e televotimit ato që ndryshuan rrënjësisht renditjen e shteteve konkurrente, duke e pozicionuar Izraelin në vend të parë me 529 pikë. Kënga trajton një mesazh  të rëndësishëm, zgjimin e fuqisë së femrës dhe drejtësisë sociale. Është e katërta herë që Izraeli fiton Eurovizionin, konkretisht në 1978, 1979 dhe 1998- ën.

Në vendin e dytë u rendit Qipro me 436 pikë e ndërsa në të tretin 342. Shqipëria ndërkohë me këngën “Mall” të kënduar nga Eugent Bushpepa zuri vendin e 11- të me 184 pikë.