Showbiz dhe TV

Eno Popi bëhet baba për herë të parë!

24 Maj 2018

Eno Popi bëhet baba për herë të parë!

Eno Popi është bërë sot baba për herë të parë.  Partnerja e tij prej shumë vitesh ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.

Eno Popi bëhet baba për herë të parë!

Sipas revistës Bordo, emri që çifti ka zgjedhur për vogëlushen është Liv. Prej disa javësh Atena është larguar drejt Amerikës për ta lindur atje fëmijën e saj të parë. Moderatorit të Wake Up-it, duket se i duhet të presë paksa për ta parë bebushin, derisa t’i bashkohet në SHBA pjesës tjetër të familjes.

Eno Popi bëhet baba për herë të parë!

Lajmin se Eno do të bëhet baba e zbuloi në dhjetor të vitit të shkuar Arbana Osmani, e ftuar tek “100 milionë”.

Përveç prindërve të rinj, me siguri lajmi ka emocionuar gjithë stafin e Top Channel-it, pasi Liv do të jetë e para vajzë pas vargut të bebushave djem që kanë kolegët e moderatorit.