Celebrity

S'kanë një ditë paqe: Justin bëri këtë veprim & njerëzit u bindën se ai urren Hailey-n

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2025

S'kanë një ditë paqe: Justin bëri këtë veprim

Mos e dhëntë Zoti që Justin Bieber të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një shoqeje dhe të duket i lumtur - njerëzit do pandehin menjëherë se ai s'e do gruan e vet.

Tingëllon absurde, por kur vajza e ditëlindjes, Sexyy Red, ndau këtë video në Instagramin e saj:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SEXYY RED (@sexyyred)

Gjithë njerëzit shpërthyen duke thënë se "Justin s'duket kurrë kaq i lumtur në praninë e gruas së tij", Hailey-t.

Një prej këtyre komenteve iu përgjigj dhe vetë reperja duke ia kthyer komentuesit flakë për flakë: "Po, ai e bën!!". 

S'kanë një ditë paqe: Justin bëri këtë veprim

Ndërkohë, Justin postoi të njëjtën video në llogarinë e tij të Instagramit dhe Hailey që mund të ketë lexuar komentet (ose jo), komenton me tre fytyra me zemra, duke qetësuar edhe një herë histerinë që krijohet për çdo lëvizje tyret.

Gjithë kjo trazirë e re vjen pas spekulimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre dhe gjendjes së dyshimtë shëndetësore të Justin-it. Njerëzve nuk u mjafton as fati që çifti vetëm para pak ditësh shijuan në shoqërinë e njëri-tjetrit festivalin gjigant të Coachella-s.

S'kanë një ditë paqe: Justin bëri këtë veprim

Burime të brendshme për mediet e huaja gjithashtu konfirmojnë se martesa mes çiftit shkon shumë mirë dhe se ata janë shumë të lutur me njëri-tjetrin dhe të voglin e tyre. Por, mesa duket, publiku nuk ka ndër mend ta lërë çiftin të qetë, qoftë edhe për gjërat më të zakonta që ata bëjnë në jetët e tyre.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan