Përshëndetje!
Në fakt, ky artikull nuk përmban ndonjë klasifikim siç ndodh shpesh, sepse këmbët e grave janë të bukura edhe me tatuazh,


edhe pa tatuazh.

Janë po aq të adhurueshme si me muskujt e krijuar nga aktiviteti i shpeshtë fizik,


si të kolme.

Nguliteni njëherë e mirë në kokë se këmbët janë të bukura edhe të gjata,


po edhe të shkurtra.




Janë po ashtu seksi si me strija,

si të bardha kur s’ke shkuar ende në plazh,

dhe si të nxira nga plazhi.

Ah, po! Vazhdojnë të mbeten sërish seksi edhe me pantallona për meshkuj,

edhe me pantallona për femra,

herë me xhinse të gjata,

e herë më pantallona të shkurtra.

Se këmbët janë të bukura edhe pas lindjes,

vazhdojnë të jenë seksi edhe kështu,


edhe kështu,

edhe kështu!!!

Me të drejtë do të thoni se përse ne shkruajmë të paktën 1 herë në javë artikuj të tipit “Si të largojmë celulitin”, “Si të parandalojmë strijat”, “Si të dukemi më të gjata” etj. E drejtë, mirëpo asnjëherë celuliti e blla blla blla s’janë trajtuar si sëmundje, nga e cila duhet të shpëtojmë me patjetër, por thjesht si diçka që bezdis një pjesë të grave dhe pse të mos i dinë disa hile të vockla.
Ndaj lëreni pak telefonin mënjanë, ulni kokën dhe shihni këmbët tuaja. Nëse ju duken të bukura, vazhdojini adhurojini. Nëse jo, rilexoni edhe njëherë këtë artikull.
Shënim: Kjo listë është jashtëzakonisht e gjatë; ka pafund emra që mund të shtohen dhe mungesa e personazheve të tjerë nuk është e qëllimshme! :)