Social Buzz

A është kjo unaza më e vogël e fejesës që ju kanë zënë sytë?

14 Qershor 2018

A është kjo unaza më e vogël e fejesës që ju

Jen dhe Leo, dy blogerë ushqimi janë më në fund të fejuar. Pas nëntë vitesh të lidhur, Leo mori guximin t’i propozojë asaj që kishte qenë jo vetëm e dashura e tij, por edhe shoqja e tij e ngushtë. Me këtë foto, dyshja i tha botës se do të martohen.

Tani, lind pyetja: A keni parë unazë fejese më të vogël se kjo? Se të gjithë këtë hall kanë në komente.

“Duket sikur u fut tek argjendari dhe kërkoi ‘unazën më të vogël në historinë e njerëzimit,” shkruan dikush. Ndërsa një tjetër shton “Ku është unaza.”

A është kjo unaza më e vogël e fejesës që ju

Të tjerë vunë re faktin se pas nëntë vitesh bashkë, Leo as mori mundimin të gjente masën e saktë të Jen, sepse kjo unazë i rri qartazi e vogël.

Sidoqoftë, asnjë nga këto s’ka rëndësi. Kjo unazë ishte fiks ajo që Jen donte. “E dinte mirë ç’lloj unaze doja. Një unazë prej ari, delikate me një perlë të vogël. Unë nuk mbaj bizhuteri, por kur mbaj dua gjëra minimaliste dhe të thjeshta,” tha ajo për Yahoo News.