Top List

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë turke!

21 Qershor 2018

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Pak para se telenovelat indiane të shfaqeshin fuqishëm në televizionet shqiptare, ishin ato turke që zëvendësuan telenovelat legjendare meksikane apo spanjolle, por nuk do të flasim për këtë gjë, të paktën jo sot. Siç e lexuat në titull, kemi përmbledhur 6 gjëra tipike të pranishme në çdo telenovelë turke.

Fillojmë me detajin që vumë re që në fillim duke e krahasuar me ato spanjolle/meksikane – skenat e puthjes. Duhet të kalonin orë, ditë, muaj të tërë që personazhet kryesorë të shkëmbenin një puthje në faqe.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Pastaj vazhdojmë me muaj dhe vite që më fund të putheshin në buzë. Ai i afrohej, e përkëdhelte tek faqja, ulej për ta puthur dhe aty diçka ia behte në mendje dhe ndalonte i pikëlluar.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Kur thjesht me një puthje ndodh kështu, imagjinoni skenat intime (lexo: në google nuk na doli asnjë skenë seksi në shtrat midis protagonistëve).

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Tani kalojmë me një tjetër detaj: Është gjithnjë në familje e tërë që jeton në një vilë të pasurish. Të gjithë anëtarët e familjes së thjeshtë luajnë rolin e shërbëtorit, kopshtarit, shoferit etj. Pra, janë të gjithë një familje e thjeshtë punëtore e punësuar në një shtëpi të pasurish, por që jetojnë aty. Skenat kryesisht i xhirojnë në kuzhinë, ndërkohë që njëra gatuan.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Vazhdojmë me dy elementë të tjerë (të preferuarit e mi). I pari është ÇAJI.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Nuk e dimë si, qysh, tek është gjithmonë një çajnik, është gjithmonë dikush që të ofron çaj pavarësisht situatës; çaj, çaj, çaj mëngjes, drekë, darkë.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

I dyti i referohet urës së Bosforit. Skena mund të mos ketë lidhje me urën, mund të xhirohet në të kaluarën e largët kur ura nuk ekzistonte fare, mund t’i referohet një fshati të harruar diku në periferi të qytetit, megjithatë ajo është aty. Na shfaqet në mëngjes,

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

pastaj na shfaqet në të ngrysur dita

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

dhe në fund mahnitëse me drita shumëngjyrëshe. WOW!

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Në fund, pjesa e fundit e filmit: ai, ajo, fëmija, det dhe një jaht.

6 gjëra tipike që i kemi parë në çdo telenovelë

Buzëqeshje, slowmotion: ajo qesh duke parë atë, ai e përkëdhel dhe FUND.