E gjithë bota më në fund po merr atë që priste prej kohësh; rikthimin e Spice Girls-ave. Thashethemet për një rikthim të mundshëm mes tyre kanë nisur që para shumë muajsh, por vetëm në fillim të kësaj jave u konfirmua nga njëra prej pjesëtareve të grupit. E ftuar në programin “Today” Mel B tregoi disa nga detajet e ribashkimit të vajzave.
“Unë jam e vetmja që vazhdon të thotë që ne do të performojmë, sepse ne vërtetë do të performojmë. Më në fund u bëmë të gjitha bashkë!”- u shpreh ajo.
Duket se më skeptikja nga të gjitha mbetet Victoria, për të cilën Mel u shpreh se ajo thotë gjithnjë që turi i vajzave nuk do të ndodhë.
“Ajo e thotë gjithmonë këtë. Boll me kaq! Ne jemi në turne. Duhet ta them këtë me zë të lartë. Ne do të performojnë dhe do të jemi të gjitha bashkë!”- përfundoi ajo.
Duke qenë se edhe më parë ka qenë pikërisht Mel B ajo e cila i dha shpresa të pavërteta fansave për një rikthim që s’ndodhi kurrë, të gjithë janë skeptik pas këtij lajmi, por vetë ajo duket më shumë se e sigurtë.