Blogger-ja e njohur Chiara Ferragni ka lajmëruar ditën e sotme se në fund të kësaj vere do të vishet nuse.
Nëpërmjet një postimi në Instagram 31- vjeçarja ka ndarë lajmin me të gjithë ndjekësit e saj.
“Mezi po pres pushimet europiane të kësaj vere që do të përfundojë me dasmën time.”
Kështu ka shkruar Chiara në postimin në fjalë dhe kush lexoi me kujdes e kuptoi.
Nuk dihet ende data apo detajet e tjera të kësaj ceremonie, por diçka është e sigurtë. Dasma e blogeres ka për të qenë një qenë një shfaqe mode dhe stili.
Chiara Ferragni dhe partneri i saj Fedez u bënë para pak kohësh prindër të një vogëlushi, që vendosën ta quajnë Leon. Ndërsa në fund të kësaj vere do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me nje dasmë.