Celebrity

Drake flet i prekur për të birin që fshehu nga bota: “Më dhemb shpirti’

29 Qershor 2018

Drake flet i prekur për të birin që fshehu nga bota:

Spekulimet nisën të marrin përmasa serioze kur Pusha T tha në sy të gjithë botës se Drake është babai i një fëmije. Nëna është ish pornostarja Sophie Burssaux, e cila jeton në Francë. Mund të lexoni më shumë rreth djalit të Drake duke klikuar këtu.

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Në albumin e ri, Scorpion, Drake sqaroi çdo gjë. Në këngën “Emotionless”, Drake thotë:

“S’po fshija tim bir nga bota/Po fshihja botën nga tim bir.”

“Lajmet e rëndësishme në jetën time s’ua jap portaleve/Ua tregoj vetëm atyre që mund t’i telefonoj.”

Ndërkohë, në këngën “March 14”, Drake i referohet prapë të birit duke thënë:

“Ajo s’është e dashura ime si Billie Jean/Por fëmija është i imi/Sadie më thoshte që mjafton vetëm një herë/Dhe u desh vetëm një herë/Dreqin u takuam vetëm dy hre, dy herë/Dhe të dyja herët s’ishin asgjë.”

Si dhe!

“Më dhemb shpirti/Baba beqar, e urrej kur e dëgjoj/Sfidoja prindërit e mi në do album/Tani kam turp t’u them që jam prind i vetëm/Gjithnjë kam dashur një familje të mirëfilltë/Doja të ishte ndryshe sepse e vuajta vetë/Por kjo është e vërteta e ashpër.”

Na dhemb shpirti me ty Drake. Na telefono nëse ke nevojë për ndihmë.