Zyrtarisht, crocs-at janë këpucët më të shëmtuara që industria e modës mund të ketë prodhuar. Ato janë përqeshur, janë sharë janë kthyer në meme dhe në fund të ditës janë veshur sërish dhe kanë rezistuar për vite me radhë.
Madje tani, vijnë edhe në një version të ri; që është shumë më i shëmtuar se të mëparshmet.
Nëse crocs-at origjinale e martonin veten si lloji më i rehatshëm i këpucëve, llojit të ri nuk dimë si t’i quajmë. Janë estetikisht të papranueshme për syrin dhe me taka. Mund t’i imagjinoni vetë.
“Ka kaq shumë gjëra të trishta nëpër botë. Nuk duhet t’i shtonim vetes takat crocs në listë.”- shkruan dikush.
Sigurisht, ka dhe nga ata të cilët i duken të bukura dhe nuk druhen të dalin rrugëve me këto.