Bota

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të zhdukur!

25 Korrik 2018

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të

Erërat e forta me shpejtësi më shumë se 100km/h përhapën zjarrin më shkatërrues me të cilin është përballur ndonjëherë Greqia, duke shkaktuar të paktën 80 viktima, 200 të plagosur dhe dhjetra të humbur.

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të

Pas 80 viktimave të raportuar, ka nisur misioni për të gjetur dhjetra njerëz të zhdukur. Një baba raportoi për BBC se i kishte humbur shpresat për të gjetur të bijat deri në momentin që i pa rastësisht në televizor teksa ekipi i shpëtimit i merrte me vete në varkë.

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të

Autoritetet raportojnë se numri i viktimave mund të rritet për aq kohë sa dhjetra të tjerë janë ende të zhdukur.

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të

Deri më tani një viktimë shqiptarë është konfirmuar, ndërsa dyshohen edhe 5 të tjera. Për më shumë mbi shkaqet e zjarrit, gjendjen e emergjencës dhe debatet në vend mund të klikoni sipër fjalëve me të kuqe.

Greqia në zi: Pas 80 viktimave, nis kërkimi për dhjetra të

Sipas një vendimi të qeverisë, 100 mijë euro do të japë shteti shqiptar në ndihmë të Greqisë, shumë që do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.