Fletore Kinemaje

Ky film i ka fiksuar aq shumë njerëzit, sa fitoi $25 milion brenda një fundjave!

20 Gusht 2018

Ky film i ka fiksuar aq shumë njerëzit, sa fitoi $25 milion brenda

Që kur u publikua traileri, të gjithë e dinin që “Crazy Rich Asians” do të korrte një farë suksesi. Filmi u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane këtë fundjavë dhe jo vetëm që i arriti pritshmëritë, por i tejkaloi. Për vetëm dy ditë, filmi fitoi $25 milion nga shitja e biletave vetëm në Amerikë.

“Crazy Rich Asians” flet për një grua aziatiko-amerikan, Rachel Chu, (Constance Wu) që shkon në Singapor për të takuar familjen e të dashurit. Aty kupton se i dashuri i saj (Henry Golding) është djali i familjes më të pasur në vend, aq të pasur sa është e pabesueshme. Rachel i duhet të përballet me shokun kulturor që pëson dhe sidomos me vjehrrën e ardhshme dashakeqe.

Për shumë, suksesi i këtij filmi shënjon rikthimin e epokës së komedive romantike. Me praninë e Netflix, Amazon dhe Hulu në treg, ka qenë i vështirë prodhimi i filmave që mbushin sallët e kinemave plot. Regjisori Jon M. Chu dhe autori i librit ku u bazua skenari Kevin Kwan u gjendën para zgjedhjes së vështirë mes një kompanie madhore kinematografike si Warner Bros. apo Netflix. Ata zgjodhën Warner Bros. sepse ishte me rëndësi shfaqja e një filmi me kastë tërësisht aziatiko-amerikane/britanike në ekranin e madh.

Ky film i ka fiksuar aq shumë njerëzit, sa fitoi $25 milion brenda

Kjo është hera e parë në 25 vite që një film ka vetëm personazhe aziatikë. I fundit i këtij lloji ishte “The Joy Lucky Club”. Diversiteti i kastës ishte faktori kryesor në suksesin e komedisë romantike. Njerëzit kanë parë histori dashurie në qindra variacione njerëzish të bardhë, por rrallherë narrativa merr një kthesë kaq drastike.

Për fat të keq, “Crazy Rich Asians” nuk po shfaqet në asnjë prej kinemave në vend dhe s’pritet të shfaqet javët në vazhdim.