Luftës së diss- eve i është bashkuar zyrtarisht edhe Fifi. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të fundit, Habibi në bashkëpunim me marokenen Lamar ku ndër të tjera i drejtohet reperes Tayna.
“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.” Shprehet Fifi.
Kudo po komentohet si një sulm i drejtpëdrejtë nga Tayna- s , e cila në këngën Columbiana repon:
“Beli qaq i hollë dy kollona me i qit”
Fansat po aludojnë se përpos Tayna- s, diss- e ka edhe për Melindën e Rinën.
Ekzaktësisht minuta 02:05 për Melindën dhe 02:10 për Rinën.