Fashion News

Ditët e Versace-s siç e keni njohur deri më sot janë drejt fundit

24 Shtator 2018

Ditët e Versace-s siç e keni njohur deri më sot janë drejt

Shtëpia italiane e modës, Versace, themeluar nga Gianni Versace 40 vite më parë, do t’i shitet brandit amerikan Michael Kors për $2 miliardë.

Sipas Corriere della Sera, Donatella Versace, zëvendës presidentja e brandit dhe drejtoresha artistike, mblodhi gjithë stafin të martën për t’i njoftuar mbi shitjen.

Tre burime konfirmuan për Reuters se shitja e Versace u vulos të hënën. Dy brandet, Versace dhe Michael Kors, nuk pranuan të prononcohen.

Ditët e Versace-s siç e keni njohur deri më sot janë drejt

80% e brandit italian zotërohet nga familja Versace, dhe pjesa tjetër nga grupi amerikan Blackstone. Raportohet se Blackstone do të shesë gjithë ç'otëron, ndërsa familja Versace do të mbajë një përqindje minimaliste dhe do të ruajë disi drejtimin kreativ.

Më herët, u planifikua që kompania Versace të dilte në tregun e bursës, por kjo u shty si pasojë e kushteve të pafavorshme. Michael Kors, nga ana tjetër, ka blerë disa brande mode kohët e fundit duke përfshirë Jimmy Choo.

Burimi: The Guardian