Showbiz dhe TV

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të parë

6 Tetor 2018

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të

Kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë sot prindër për herë të parë.

Sipas BalkanWeb, Ajola Xoxa lindi një djalë i cili peshon 3kg e 400gr në maternitetin Mbretëresha Geraldinë. Edhe nëna, edhe fëmija janë shëndoshë e mirë.

Çifti deklaroi shtatzëninë qershorin e këtij viti, duke postuar një foto me nënshkrimin “Gëzuar 1 Qershorin nga ne të tre”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?????? - Gezuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjitheve! ?

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Veliaj foli për herë të parë për të birin në një lidhje telefonike me Sokol Ballën në emisionin radiofonik INRadio.

“Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë i vëmendshëm, por jam bërë më shumë. Kur po vija sot në punë, te Sheshi Wilson, ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu?’ Kam filluar të vë re gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë.”

Emrin pritet ta vendosë Ajola Xoxa sepse sipas Veliajt, “është shumë e ndjeshme” në lidhje me këtë çështje.