Të zgjedhësh unazën ideale për ditën e veçantë është e vështirë. Shijet e secilit janë unike dhe të vendosësh për diçka që supozohet ta mbash përgjithmonë me vete, sjell tension.
Gjithsesi, ajo çfarë duhet të bëni është të përqendroheni tek trendet tek të cilat moda po orientohet. Më poshtë, do të zbuloni 3 trendet më të mëdha të unaza të fejesës për 2019-ën!
1. Gurat e çmuar me ngjyra!
Diamandët janë përgjithmonë, por kjo s’do të thotë që gurat e tjerë kanë më pak vlerë. Gurët klasikë janë fisnikë, por nuk janë alternativa e vetme e një çifti.
Gurët e çmuar me ngjyrë janë gjithnjë e më të kërkuar dhe pritet që diçka e tillë të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe.
2.Prerjet e diamantëve në formë dardhe
Aktualisht kjo është forma më e famshme e unazave të fejesës! Ndonëse më parë janë konsideruar si jo të përshtatshme për këtë rast, unaza e Ariana Grande-s ishte frymëzim më vete.
3. Unazat dyshe!
Unazat set janë në modë! Kombinimi i një baze të njëjtë me detaje të ndryshme është trendi tjetër që kërkon vëmendje!