Pak ditë më parë, Alfio Rrotani konfirmoi thashethemet jetëgjata se ai dhe Fatma Methasani janë më shumë se miq a kolegë. “Po, po e po. Lumturia është te gjërat e vogla,” shkruan Alfio nën një foto me Fatmën ku duken më pranë se kurrë.
Në puntatën e sotme të “Jo vetëm modë”, chefi dhe moderatori tregoi diçka më shumë për lidhjen. Ai dhe Fatma u njohën kur “Kripë dhe Piper” nisi transmetimin në IN Tv. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë,” tha Alfio. “Ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë.”
Nëse dikur keni shkruar një lajm dyshues për çiftin e moderatorëve, keni luajtur disi rolin e mblesës. Urime.
Me Alfion dhe Fatmën ndodhi e njëjta gjë që po ndodh tani me Alba Hoxhën dhe Albi Nakon. Fotot e tyre analizoheshin nën lupë dhe krahasoheshin. Jo rrallë dyshja postonte foto nga i njëjti vend, si të ishte një rastësi e çuditshme.
Andi Stafa, në “Pop Culture” zbardhi disa detaje të tjera. Sipas tij, Alfio dhe Fatma kanë dy vite bashkë dhe janë takuar me familjet e njëri-tjetrit. Për më tepër dhe sipas tij gjithnjë, mami i Fatmës, kur e pa për herë të parë Alfion pyeti në i hiqen tatuazhet.