Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës dhe fati i unazës u mor vesh më shpejt nga ç’pritej. Sipas TMZ, Ariana ia ktheu ishit unazën me diamant gjigand. E keni parasysh? Këtë që kushtoi 100 mijë dollarë.
Burime të ndryshme thanë për TMZ se Ariana ia ktheu Pete unazën 3.03 karatëshe dhe nuk pati asnjë lloj diskutimi mbi kush duhet ta mbajë. “Ai ia dha me idenë se do të martoheshin, kështu që ajo ia ktheu.”
E vetmja gjë që Ariana do të mbajë për vete? Derrkuci i blerë së fundi, i quajtur Piggy Smallz. Thuhet se për të pagoi Ariana, kështu që është i saji. As për këtë nuk pati asnjë diskutim mbi kujdestarinë.
Pete dhe Ariana deklaruan fejesën në maj, pas pak javësh bashkë dhe u shpërngulën në të njëjtën shtëpi shkurtimisht. Marrëdhënia e tyre zgjati 5-6 muaj.